Dushko Markoviq, kandidati i DPS-së për kryeministër!

October 25, 2016   | Ngjarjet - Events

dushko-markoviqKandidati i DPS-së Dushko Markoviq, është mandatar për të formuar qeverinë e re. Kjo është vendosur sonte nga Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri dhe lideri i partisë Milo Gjukanoviç.

Sipas informatave jozyrtare nga MZHP-së askush në DPS nuk ishte i habitur nga një vendimi si ky.

“Asgjë spektakolare. Ne supozojmë se Gjukanoviq dhe Markoviq kanë rënë dakord më parë,” tha një burim nga DPS.

Seanca e radhës është planifikuar për në ora 11 nesër në Podgoricë. Në të pritet të konfirmohet vendimi sotëm i presidencës, pas së cilës Markoviq ka filluar negociatat për qeverinë e re, transmeton gazetablic.com

Markoviq u lind më 6 korrik, të vitit 1958 në Mojkovac. Ai u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin Juridik në Kragujevc. Nga viti 1983 deri në vitin 1986 ai ishte i punësuar në departamentin ligjor në “Brskovo” Mine, Mojkovac.

Si Sekretari i Kuvendit të Komunës, Mojkovac ishte nga 1986 deri më 1989, ndërsa si kryetari i Kuvendit Komunal, Mojkovac ishte nga viti 1989 deri në 1991.

Mëp pas postin si Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Malit të Zi e mbajti nga viti 1991 deri 1998, ndërsa në funksion si deputet në Kuvend, ai ishte nga viti 1997 deri në 1998.

Ndihmësi i ministrit të Punëve të Brendshme të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit ishte në mes të 1998 dhe 2005.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ishte nga viti 2005 deri më 2010-të.

Ministri pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi ka qenë në vitin 2010.

Që nga viti 2010 ai ka shërbyer si zëvendës kryetarë për sistemin e politikës së Brendshme dhe Politikës së Jashtme si dhe si Ministër i Drejtësisë. / Gazeta Blic /