Nika: Kush e tha: Nuk është aspak e vërtetë se shqiptarët e Malit të Zi votuan partitë malazeze..?!

October 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

  Ferhat-Dinosha-Muhamet-Nika-Met-Gjoni-Muhamet Nika

  Parafrazim nga  Kurani:  Ne në pushtet ngrisim atë që duam dhe ulim atë që duam ?!

 

Në fillim dua të  them se këto fjalë  të këtij shkrimi dua t’i bëjë – rrafal dhe pa i radhitur  fort   mendimet. Mbase kjo mund të jetë më bindse- dua të them , por as vet nuk  di  nëse është kështu…?!

Shpresoj që  kësaj here mbetet , jo të më kuptojë “ as dreqi..”, por  shqiptarët..?! Dhe po e nisë rrefimin duke mos harruar vetëm një gjë , që do ta lë me qëllim  për fund sepse   nuk bën të harrohet  ngaqë  i shkon momentit…?!

 dy fjalë  për letër  njoftim ?!

Për  ata që nuk më njohin mjaftueshëm, mjafton të themi , se si anatemë  e politikës shqiptarte isha pjesëmarrës aktiv  në demostratat e 81 –  Nga kjo kohë kam  edhe sot shoqëri me ish kryeministrin e parë të Kosovës , ministrat e parë  dhe shumë e shumë  profesorë të universitetit që ishin protogonistë  të kësaj kohe të  cilët përmbysen  sistemin . Disa herë isha  i ndaluar   për biseda informative e  me paraburgim – qoftë në Ulqin , qoftë në Kosovë –  bashkë me Hajrudin Kovaçin dhe pastaj në fund  na burgosën.

Për çudi Udba na  përzgjodhi  neve  të parët që u ndoqën penalisht – me burg nga  Ulqin, pas 81 shit në vitin 82..?!!  Pati edhe tjerë që thonë se  e kanë bërë gjoksin gropë për shqiptar dhe po e bëjnë, por nuk i pamë në demostrata dhe thuhet nga gojtë e liga “ që për të mos ngatrruar Udbën- që bastiste shtëpitë për kapjen e  studentëve demostrues,  këta rrinin në  banesa  me pixhame edhe kur  ngriteshin nga shtrati…?!

Pra ata që nuk i  njihnin irredentistat  e”  eshalonit të parë”, e  për të cilët flitej aso kohe  në Ulqin , po cekim se  ishim unë  po duket me Hajrudinin…?! Të tjerët  ia behën pas dy viteve kur ne e mbaruam vuajtjen e denimit..?!…,

Po e veçoj këtë fragment nga jeta …,  sepse  kam bindjen që nga njëherë është momenti- mreti i çudive…, ai që  të  nisë rrugës ,  në një kahje të caktuar dhe të ngrit apo të përmbysë gjatë ecjes. Shikuar nga ky prizëm, njeriu ia përngjet një roboti të programuar dhe që në moment fiton nëse je më i guximshmi..?!!  Me gjithë këtë , në këtë mesele – Për vete po them se kam qenë i trishtuar  dhe i fyer si sdudent, kur profesori i nderuar  i drejtësisë – Esat  Stavileci , shkruante  me të drejtë,  që shqiptarët  e Malit të Zi, janë të pa emancipuar  kombtarisht- Shtoj se ky ishte bashkë me Gazmen Zajmin, autor i tekstit të “ Kushtetutës  së  Kaçanikut” e cila  i dha shtetësinë Kosovës…?!

Po neve-  kush do na e bëjë” kushtetutën – platëformën politike” : “ të vendosurit “, që thonë se fituan , apo këta” me një qëllim…”, që humbën…?! Unë nuk po shoh kund- bile edhe programin e daljes nga kriza  të Forcës , me të cilin fitoj zgjedhjet e para duke luajtur me te në mënyrë teatrale ..?!!

Me gjthë atë ,  kur vërej rezultatet e këtyre zgjedhjeve -po më duket  se shqiptarët-ulqinakët po emancipohen ….?!

Ata nuk votuan malazezët – siç po thuhet, por abstenuan dhe u dhanë kohë që të përmblidhen edhe njëherë partitë politike.   Uragani i nisur “ me efektin flutur- domino..” do t’i prekë në zgjedhjet e radhës. Në Ulqin, në  çdo aspekt del se   u votua prapë se prapë   komëtartisht.   Dhe llogaritur  votat shqiptare  me abstenentët  e qëllimtë , del se shqiptarët  e Malt të Zi votuan shqip. Në Ulqin asnjëherë nuk kishim  një përqindje kaq të vogël daljeje,  kurse arsyet i cekëm.

Procesin zgjedhor e sabotuan 7000 votues…?!!!

 Po kush e ka fajin për këtë që ndodhë  –të gjithë nga pak…?!

Duke hyrë në temë ku duhet-  Shih  fillimisht  në fotografi të shkrimit ,  disa nga  deputetët  e  “ pakicave”,  më 12.06. 1997 :  Rifat Veskoviq-  SDA, Ferhat Dinosha – Udsh, Muhamet Nika- LD në  MZ,  Harun Haxhiq  SDA dhe Met Gjoni – Udsh.

Gjithë këta morën përgjegjësinë për formimin e diferencimeve  të mëdha demokratike në shoqërinë e atëhershme  malazeze   duke  nxitur  me qëndrimin e vet- si katalizatorë,  konfrontimin në dy blloqe brenda  DPS-sit  , atëhrë unik-  Koha e konfliktit  Momo – Milo ..?!!

Si ndodhi kjo…?!

Nga   zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 , shoqëria malazeze doli  e polarizuar  në dy blloqe të mëdha : partia në pushtet ( DPS unik) dhe opozita  Narodna Sloga – lberalët (S. Peroviq) dhe  partia popullore serbe( N. Kilibarda) e kuptohet edhe  partitë e pakicave SDA,  LD dhe UDSH.

Kur  u zgjodh qeveria  e re , ashtu  qysh pritet edhe sot, opozita e atëhershme nuk mori pjesë në trupat punuese dhe as në këshillat drejtuese ashtu si mund të veprojë sot.  Arsyeja  ish  – edhe  pse  DPS  kish metur i vetmuar( një partiak).  E kish shumicën e mjaftueshme  edhe pa ne  edhe pa opozitën tjetër malazeze në vendim marrje.

Çfarë na sugjeroi  S. Peroviq?!

  1. Peroviq , na sugjeroi edhe neve të partive nacionale, që të mos marrim pjesë , në disa nga  trupat punuese  dhe në këshillat drejtuese të televizionit dhe Pobjedës.

Atëherë në atë kohë kjo ish punë e madhe sepse  nuk ishin në përdorim mediat elektronike dhe kish vetëm një televizion shtetëror…?!

Disa nga tanët , gati sa nuk e pranuan  këtë  “ këshillë” të bojkotit, kurse vetë vendosa të kundërtën dhe iu imponova  madje mendimin ,  për tu kyçur  dhe shkova  në këshillin drejtues të  Televizionit ….  Nuk është se dija shumë në këtë punë dhe se ishe më larg pamës.. , por më shtyente në këtë veprim , një mendim i Rexhep Qoses , i cili thoshte më mirë një gram pushtet se një tonelatë mend ?!!

Kur ngjau kjo –  Peroviq   në kuvend u  ngut  dhe na quajti    vegla të shitura  të  partisë në pushtet.., Kilibarda heshti?!! Kurse  Dinosha- në kuvend-  për këtë fyerje, na u drejtua shqip  me zë, nëse duhet t’i bëjmë replikë…, vetë ” me gjuhën e trupit..”, i thashë  le ta injorojë…?! Dinosdha pranoi – problemi u mbyll..?!

Si shkoi puna në televizion

Po kujtoj që për kryetar  të Këshillit Drejtues- patëm  Predrag Bullatoviqin, icili  përveç tjerash kërkonte ndihmën tonë që ta përkrahim si 4 deputetë të pakicave , në idenë e tij që mysafir i shpeshtë i televizionit shtetëror të ish radikali serb  Shesheli  dhe që telefizioni shtetëror të vëjë zhurmues  për pengimin e sinjalit televiziv shqiptarë në Mal të Zi?! Kuptohet që unë dhe Gjoni nuk pranuam. Në të kundërtën  Gjoni kish propozuar  që të bëhej shtimi i programit në gjuhën shqipe në radio televizion dhe ndërrimin e redakësive shqipe pas një vizite që u bëmë ne të dy redaksive dhe u pa se gjendja ishte alartmante.Deri sa  zyrat tjra fjala vjen,  të institucionit shkëlqenin , këta të redaksisë shqipe  nuk kishin as korrige përsmarit dhe ajo që më ra në sy , nga inventari ishte “ një resho .. ” e keqe për kafe. ..?!

Kuptohet  se propozimet tona për përmirësim të informimit shqip -Predrag Bullatoviqi nuk i kalonte  dhe kur insistonim që të hapej debatë për informimin shqip  pasi ishte futur në rend të ditës – por kurrë të jetë e para?! Bullatoviq përgjigjej- “ ngadalë  XHONI..” le të votoni ju njëherë si u themi ne e pastaj do ta zgjidhim problemin tuaj..?! Edhe pse Gjoni , ia kish tërhequr vërejtjen se nuk quhej Xhoni , por Gjoni..?!!

Kjo  që të hapej si temë .. nuk ndodhi kurrë , dhe kur  u përça DPS-Momo –Millo, kuptohet se  ndarja u paraqit edhe në këshillin drejtues të televizionit- sepse kush kontrollonte televizionin kish pushtetin. Ndarja ishte 9 pro Bullatit, 6 pro Millos.., kuptohet se pati shantazhe  presione dhe oferta nga të dy anët, por ne vendosëm  që të përkrahim Gjukanoviqin dhe kjo do të thoshte , marrja e pushtetit mediatik  në mënyrë paqësore . Milloja na e shpërbleu  votimin për këtë me shtim të programit shqip dhe ndërrim të politikës redaktuese . Duke u lidhë  madje më vonë direkt në kohën e bombardimeve të Natos –    ON   LINE.. me komandën e Natos?!

Mu në këtë kohë  apo edhe para kësaj  që ndodhi- Peroviq  edhe  pse nuk na  kërkoi falje  përsëri nisi bisedat dhe konsultat me ne me  opozitën malazeze dhe ate proserbe të kohës , duke nënshkruar  minimumin e principeve demokratike të cilat ia ofruam DPS-it , e që një pjesë e tij nuk pranoi  demokratizimin-  krahu i Momir Bullatoviqit që u nda edhe sot si Fronti Demokratik e SNP.

 SLLAVKO PEROVIQ  NUK NA E KONTESTOI   MEMORANDUMIN..?!

Dua të them këtu për fund,   që  pas bisedave të shpeshta , ku merrnim pjesë  unë dhe Bardhi(Ld) dhe nga Udsh- Met Gjoni …., derisa po hartonim platformen unike që njihet si marrëveshja e vitit 1996 e nënshkruar nga ata që e pranuan, ra edhe biseda për Memorandumin për Status Special – pa DPS, për të cilën gjë Kilibarda heshti, kurse Peroviq tha se ai  nuk e kishte kundërshtuar  dhe se qëndrimi i partisë liberale nuk  bënë të ngatërrohet si i tiji…?! Por UDSH , haptas thoshte se kërkesave të këtilla u kish kaluar koha…?!

Më pas, pas kësaj ,  disi fillon e venitet primati i Lidhjes – Bardhit dhe  u rrit ai i Dinoshës, me do kërkesa gjysmake e të poshtra të cilat kurrë nuk u realizuan ose nuk patën jetë të gjatë – si puna e maternitetit në Ulqin…?!

Edhe  pse “demek “ kohë pas kohe – thoshte , që nëse vëllezërit do ndahen – serbo malazezët…, shqiotarët do kërkojnë “soben “ e vet, po duket se edhe ky si të gjitjhë të tjerët , e mbylli gojën me një ” sobë” ambasadori  në Tiranë..?! Dhe u kënaq me zvogëlim të numrit të deputetëve  prej 4 në dy , kur tha se është më mirë  të kemi dy mercedesa se sa 4 golfa , por kohët ndryshojnë , sot dikush mendon se në vend të mercedesit duhet Ferrari. Kështu pra  z. Gjoni, nuk është fajtor Bardhi  për humbje të deputetit  më shumë se ju.

Dhe  tashti atë që përmendëm në fund  se nuk  bën të harrohetr – për momentin-  Gencin..?!

Kujdes  në negociata , dhe  mos harroni që nuk jeni të 41-tët, por të 42-tët, Milloja mundet edhe pa ju, e pasi po luan letrën e fundit , ai lehtë mund t’ju gjuaj  e tu ndërrojë me Shkrelin apo dike tjetër për minister nga paria e vet.

Kujdes edhe për të dyten herë, atij i duhet shteti dhe parlamenti stabil  ku për të hyrë në Nato dihet se i  nevojiten  54 gishta –  që nuk i ka…?! Me ju apo pa ju-  pa 54 gishta- Mali i Zi  hyn  në Krizë.

Dhe po vërtetë është kah na duket se e keni  tepruar me kontestim të rezultatit të zgjedhjeve të Hajdinagës  ashtu si më herët me Met Zenkën..?! Kujdes”  Forca..” duhet  të jetë orbitale e jo kaotike ekstreme …, sepse  gjërat e tilla krijojnë frikë. Qoftë edhe te DPS-i..?!