Nika: Edhe grushtshteti dëshmoi se sllogani “ Mi ili On “ ishte antishqiptarë..?!!!

October 27, 2016   | Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

 Ajo që më shqetëson në tërë  këtë mesele pas zgjedhore  është mbase  pasiguria e shqiptarëve për të qenë në nivel të situatës-  kur serbët shoh tu ofrojnë dhuratat e danajve : kryeministra – ministra e shumë ” përralla tjera” si këto..?!!  Kurse  këta   heshtin- si “ me ju pas qefi..” , ose i bie që  janë të hutuar…, për momentin e  tërë kohën…?!

Millos –shtetit , politikanët tone(shqiptarë..),  i duhen me kope- vota , e jo pa vota….?! Ndërsa këta po shihet se  populli nuk i votoi..?!! Shih numrin e madh të abstenentave në Ulqin…?!

Sa për atë që paralajmërova në titull,  fatkeqësisht  po  del se ia qëllova “ për mundësinë  e një puçi..”,   të  përgatitur kundër Gjukanoviqit  në këto zgjedhje nga   kisha serbe  në Mal të Zi , Serbi  e deri  te  vetë  Kremlini?!!

Situata  që u zhvillua  dhe po zhvillohet po e vërteton këtë. ..?!

Ju kujtohet se  si  vet  në një shkrim timin, para pak kohësh-  mora guximin të denoncoj opozitën serbe dhe të  shkruaj se  zgjedhjet parlamentare  – përmes  sloganit të Frontit.. del të kenë një skenar antishqiptarë ( që para lajmëronte të gjithë ata ,  që kanë   dy  sy , dy  veshë  dhe intelekt  për tu marrë  seriozisht me fundin e  furtunës  politike e kishtare ekstreme serbe  ndaj presidentit Gjukanoviq . Gjithnjë kuptohet  në shenj hakmarrjeje  ndaj tij si pro perëndimor dhe pro  pakicave etj.

Këtë  atëherë e bëra  duke shkruar tekstin, se :

“ Sllogani: Mi ili on- Ne apo ai, në thelb është anti shqiptar-Kush është autori ..?! Dhe çfarë tha Gjukanoviq për këtë ?!!

OCTOBER 10, 2016   | OPINIONE

Mi ili on

 Duke vazhduar “ ….Gjukanoviq me një rast, pat pyetur  autorët: “ Nëse unë jam AI ; kush janë hijet e mija..“?! Përgjegja nuk arriti kurrë …?!!”

 E tashti po shtojmë  askush tjetër por shqiptarët…?! Dhe patëm  vazhduar më tej  me tekst:

“E kjo, si logjikë normale  na shtyn edhe  neve  të pyesim në të kundërtën:  po kush janë atëherë –  hijet e atyre që pyesin (  MI…- NE),  përgjigja  për këtë ( sipas neve) në vazhdim…?!!!

Slogani MI  ili On: Ne  APO AI …?!  I komunitetit  sllavo serb,  kishtaro- ortodoks,  në Mal të Zi, si duket  tashti  më ka marrë përmasa  apokaliptike (kiameti  të vetëdijes   populliste  serbe, që  historikisht  dhe artistikisht është  produkt  i formuar  mbi  një letërsi të  tërë hakmarrjeje letrare dhe  kishtare  pansllaviste  dhe antishqiptare.  Andaj edhe duhet doemos të thyhet  me votë  nga vetë serbët e  Malit të Zi dhe jo nga shqiptarët, edhe tashti që duket se po përjeton   defanzivë …?!

 E prita , që ky test , edhe mund  të përjetohej  si shërbim- dikujt, por kisha parandjenjën që koha fatkeqësisht shpejt do të më arsyetojë në këtë konstatim. Unë fola mjaftueshëm  për shkaqet , ndërsa nga  shkaqet pritej se do pillte edhe shkasi…?! Shih për këtë më gjatë edhe në letrën e hapur drejtuar Penit .?!!!

Tjetër- Aty në tekst  dhashë  të kuptohet se atë çfarë e bëri kisha  ekstreme  serbe me shqiptarët , tashti do ta bëjë  me Millon…?! “Duke shtuar se “objektivi i aparatit tashti është zvogëluar dhe fokusuar vetëm në një njeri..”

Shkrimin në tërësi ashtu si shkrimet tjera të mijat  mund  t’i lexoni në  arkivin  e “ lajme nga Ulqini..”. Të tjerët,  u pa,  nuk po  mi publikojnë  shkrimet –  si konformistë që janë…?!

Mjerisht siç shihet  , pas  përgatitjes  së grusht shtetit të dështuar ,  puna  e tij ,  nënkuptonte  grabitjen e Gjukanoviqit , për disa orë apo ditë – deri sa opozita të mos shpallte fitoren  në këto zgjedhje e të përligjte humbjen  , sipas principit “ MI  ili On..”?! E të festonin “ tog së bashku..” deri larg   në Moskë….?!

Kurse  përsëri mjerisht,   tashti po duket  që   pas dështimit të planit A( të grusht shtetit…), ka filluar, si shihet- plani B i skenarit “ Mi ili On..”?!  Mbase Mali i Zi, po hyn në krizë të vazhdueshme- protestash  disa mujore…?!

Duke mos u shkapërderdhur në  zbërthim të  idesë –  shih  për fund  edhe  deklaratën e  radhës së Frontit …dhe analizo  vetë  duke krahasuar..?!!

MILAN KNEŽEVIĆ PORUČIO DA ĆE ODGOVORNOST ZA EVENTUALNE INCIDENTE NA PROTESTU U SUBOTU SNOSITI PREMIJER I NJEGOV ZAMJENIK DUŠKO MARKOVIĆ

 

….Ako Duško Marković i Milo Đukanović dostave jedan dokaz da proteste finansiraju Rusija, Srbija ili Crkva, spreman sam da se povučem iz politike i snosim krivičnu odgovornost – poručio je Milan Knežević-   MILAN Knezevic thotë se përgjegjësia për incidentet e mundshme për të protestuar të shtunën  e ka premjeri  me  zëvendësin e tij   Dusko Markovic.

. .Nëse Dusko Markovic dhe Milo Gjukanoviç do të paraqesë  prova  se protestat janë të  financuara nga , Rusia , Serbia dhe Kisha  unë jam gati të tërhiqem  nga politika dhe të mbajë  përgjegjësi  penale, – tha Milan Knežević.”?!!!