Ulqini pasurohet edhe me një doktor të ri të shkencave sociale

October 27, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Shkruan :

Esat Mehmeti, gazetar  në Radio Ulqin
Dritan-Ceka
Dritan Ceka , në mbrojtje të temës në doktoraturë

Shkencave  Sociale i shtohet edhe një doktor i ri. Sot, doktor i shkencave, në Ulqin ju ku shtuar edhe një emër i ri, Dritan Ceka, madje edhe për nga mosha, ky është  mjaft i ri.

 

Ditë më parë, përkatësisht, më 25 tetor të këtij viti, në ambientet e Universitetit  Europian të Tiranës, në shkencat  Sociale , me profilin: Psikologji-Pedagogji, Z. Dritan Ceka, me sukses mbrojti  temën e doktoraturës ;“Roli i Familjes në  edukimin  shëndetësor të  adolishentiot ”. Tema është një studim krahasues  mes Ulqinit dhe Shkodrës.

Në një atëmosferë të këndshme, në sallë, ku përveç  prof. eminentë; nën udhëheqjen   shkencore  të Prof. Asoc.Dr. Erika Melonashi,si dhe  përbërjës së Jurisë : Prof.Dr. Nervila Nika, kryetare e Komisioni për mbrojtje, anëtarë  të komisionit; Prof.Asoc.Dr.Fatmir Vadahi,Prof.Asoc.Dr. Tonin Treska, Prof.Asoc.Dr. Ylljet Aliçka dhe Prof.Dr. Gëzim Dibra, merrnin pjesë ,familjarë, shokë, miq dhe  të afëm të Dritanit. Dritan Ceka ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës  në Shkencat Sociale. Pas prezentimit të suksesshëm, Dritani mori vlerësimet maksimale nga ana e komisionit dhe u përgëzua për kontributin dhe punën e tij.

                                       Po kush është Dr. Dritan Ceka  ?

Dritani është nga Brejsha , (Ana e Malit ),komua e Ulqinit ).U lind në vitin 1981. Shkollën fillore e ka kryer në Katërkollë, kurse  Gjimnazin “ Vëllazrim – Bashkimi “ në Ulqin .

Më  2001 regjistrohet, në Universitetin  e Prishtinës, Profili,Fakulteti  i Edukimit -Bachellor, në Edukim, Mësuesi cikël fillor. Më pas, po në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik ndjek dhe përfundon studimet në Masterin në Pedagogji të Përgjithshme.  Dritani , nuk  ndalet me kaq. Ai është këmbëngulës dhe  mjaft ambicioz. Në Universitetin  Europian  të Tiranës, shkollës Doktorale  në departamentin  e Shkencave  Sociale, me profil Psikologji, për  marrjen e gradës  shkencore , Doktor, paraqet  temën e disertacionit ; “ Roli i familjes në edukimin  shëndetësor të adolishentit”, të cilën , ditë më parë e mbrojti me sukses.

Mbrojtja e doktoraturës është kurorrëzim i punës  se tij në lëmin e shkencës, repsktivisht atë të psikologjisë.

Dritani, deri më tani ka marrë pjesë dhe ka prezentuar punime shkencore në konferenca shkencore, kombëtare dhe ndërkombetare, si  Turqi, Kroqci, Rumani, Bullgari e vende të tjera. Është anëtar i rregull i qënderes për kërkime dhe hulumtime EUSER me qendër në Bruksel e cila mirret me organizimet publikime shkencore ,trajnimet etj .

Dr. Ceka është mjaft aktiv me shkrimet, përkthimet dhe ligjëratat e tij.