Qëllimi i mbylljes të Maternitetit në Ulqin ashtë pazari për pushtetin

October 28, 2016   | Politika

Materniteti në Ulqin ashtë pazari për pushtetinKoalicionet e partive shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare,  mund lehtësisht të thuhet se dolën të sakatosur, dhe kjo jo vetëm për arsye të humbjes së një mandati, raporton portali Lajm.me.

Të përballur me mosbesimin gjithnjë e në rritje të elektoratit, ato dështuan në grumbullimin e votave shqiptare, çka e tregon edhe numri total i tyre. Rënia prej rreth 2500 vota në krahasim me katër vite më parë, është edhe më shqetësuese se humbja e mandatit. Nëse ky trend vazhdon, atëherë në të ardhmen e gjithë lufta o të bëhet rreth sigurimit të një mandati. Nëse pyet qytetarët e thjeshtë, atëherë arsyeja e deshpërimit me partitë shqiptare është bashkëpunimi i tyre me partinë në pushtet dhe mosrealizimi i premtimeve. Çka sipas logjikës do të thotë se votat shqiptare kanë shkuar në partitë qytetare të opozitës.

A është e vërtetë kjo?

Aspak.

Faktikisht, votata shqiptare në masën më të madhe kanë shkuar pikërisht në Partinë Demokratike të Socialistëve, çka automatikisht e hedh poshtë faktin se bashkëpunimi i subjekteve shqiptare me PDS ishte shkak i pakënaqësisë.

Atëherë , pse në PDS? A presin shqiptarët që premtimet që nuk po arrijnë të realizojnë partitë shqiptare ti arrijnë përmes partisë në pushtet?

Vështirë.

Partia Demokratike e Soacialistëve, ashtu edhe si Partia Socialdemokrate kanë në vete një numër të konsiderueshëm zyrtarësh që deklarohen si shqiptar, por kur ka ardhur puna për të ngritur dorën në Kuvend për zgjidhjen e tyre, ose të paktën ngritjen e zërit, ato kanë qëndruar si mizat nën stol.

Nuk mbahet mend që deputetët shqiptar në Partinë Demokratike të Socialistëve të kenë pasur ndonjëherë ndonjë qëndrim ndryshe nga partia e tyre, as për Kriporen as për Valdanosin, as për të Mirat Detare, (përveç në ndonjë deklaratë në kuadër të zgjedhjeve), e jo më të çojnë dorë kundër kur në Kuvend janë sjellur vendimet që i kanë shkatërruar ato.

Maternitetin?

Rasti i fundit me Maternitetin la të kuptohej ndoshta më së miri se pse shqiptarët kanë nëvojë për partitë nacionale.

ASNJË zyrtar i partive qytetare nuk shpenzoi as edhe një sekond në ngritjen e zërit që kjo të mos ndodhte. Bile dukej se as nuk u interson fare nëse jo ndodh apo nuk ndodh. Drejtori i shtëpisë së shëndetit bile nuk ka asnjë deklaratë në këtë drejtim, as pro e as kundër. Ndoshta as nuk  i lejohet të flasë, nuk dihet. Por gjithsesi, është për të ardhur keq që kuadrot shqiptar (të paktën kështu deklarohen), kanë rënë në nivelin e figurave të shahut. Ato të rreshtit të parë kuptohet. E të mos flasim për deputetë e këshilltar.

As ato të cilët “kontribuojnë” në partitë e opozitës nuk ëashtë se po “piskaten” shumë për problemet e shqiptarëve. Çka nuk është për tu habitur. Dikush politikën e ka biznes, diskush karrierë, dikush vetëm hobi.

Nga historia e Maternitetit mund të konkludohet shumë lehtë, se sikur të mos ishim në periudhë të formimit të qeverisë, dhe sikur deputeti shqiptar të ishte i parendësishëm, a thua do të kishim “gabim administrativ” për mbylljen e Maternitetit?

Deputeti shqiptar mund të jetë vetëm një, e vërtetë. Por si do që të jetë vlen sa 10 të tjerë në partitë qytetare me siguri.

Shihni Maternitetin!

Cen Durimmadhi.