Senad Dema peshkatar nga Ulqini zë peshkun 40 kg

October 29, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Peshkatari-Senad-Dema-Ulqin-Gof-40kgPeshkatari Senad Dema nga Ulqini ka zën peshkun Gof prej 40 kg. Duhet të cekim që peshkimi në familjen Dema ka qënë dhe mbetet një traditë. Jo vetëm te moshat e  mëdhaja por edhe të rinj bëhen pjesë e kësaj tradite që ka ekzistuar dhe vazhdon të përcillet edhe sot brez pas brezi në ketë familje.

Senad Dema më së shumti e zhvillonë këtë veprimtari për arsye ekonomike, por ai peshkimin e ka si sportin e tijë të preferuar dhe e zhvillonë për çdo ditë.

Senad-Dema-Ulqin

Diçka mbi Familjen e Senad Demës që vazhdon i traditën familjare

Babai peshkatar, i biri bëhet peshkatar.

Kështu u bë edhe i riu ulqinak – Senad Dema.

Stërgjyshi, Alushi (peshkatari më i moçëm në Ulqin, vdiq kur i mbushi 105 vjet) ishte peshkatar me tratka, i gjeneratrës së peshkatarëve legjendarë të Ulqinit; ai peshkonte bashkë me të bijtë: Hamdiun, Ademin, Bahriun) në Ndërmarrjen e peshkimit “Bojana”, deri kur u shpërnda ajo.

Gjyshi, Hamdiu, ishte po ashtu peshkatar me tratka, peshkonte bashë me babanë, Alushin dhe vëllezërit.

Babai, Xhivati, u bë një peshkatar i veçantë. Në detin e hapur (2-3 mile jashtë), në Zall e në grykë të lumit Buna, ai gjuajti peshk me rrjeta e me grepa, me parangalla. I ishte një peshkatar i cili kishte një mjeshtri të rrallë të peshkimit. Edhe kishte shumë fat. Gjuante pranverën, verën dhe vjeshtën.

Babai Xhivati, shpesh i merrte në peshkim dy djemtë e vet.

Peshkatari-Senad-Dema-Ulqin-Gof-40kg-1

Tash, peshkimin e vazhdon djali – Senadi.

Senadi është 34-vjeçar. Senadi ze peshk me grepa, me parangalla, zakonisht kur është det i mirë.

Ai e vazhdon traditën familjare.