“Art Club” nga Ulqini bëri përurimin e librit të autorit Ali BARDHIT ” Varrezat në Anë të Malit

November 5, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Ali BARDHIT - Varrezat në Anë të Malit-UlqinMbrëmë me 04.11.2016 në sallën e konferencave të hotelit “Mediteran” , Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club” nga Ulqini bëri përurimin e librit të autorit Ali BARDHIT” ” Varrezat në Anë të Malit – ULQIN.
Ishte kjo një mbrëmje solemne, e paharruar. Të gjithë panelistët vlerësuan lartë punën dhe studimin e Ali Bardhit. Sipas mendimit tim modest, një gjë e tillë, një libër studiuse dhe një studim shkenctarë me këtë temë i ka mungur, dhe ende i mungon popullatës e fesë Islame, duke parë se në çfar gjendje janë varrezat tona, në përgjithësi.
Prandaj, zotri Ali Bardhi ka bërë një punë të madhe, dhe pasi që ai është një intelektual i rallë, një imam i cili është edhe studijus, në veçanti një njohës i gjuhëve orijentale, posaçërisht asaj arabo turke, duhet të stimulohet për vazhdimin e hulumtimeve, edhe më gjërë se deri tani.
Historia e një popullit mësohet dhe studiohet më së tepërmi edhe në varreze. Prandaj, një libër e tille, një studim dhe një hulumtim i zotri Ali Bardhit në këtë lëmi, ka një vlerë të veçantë.

Ali BARDHIT - Varrezat në Anë të Malit-Ulqin-3
Ai është një njëri modest, një imam i arsimuar, një njëri i cili githmonë është i qeshur, një ligjeruas i mirë.
Ali Bardhi ka marrë pjesë në shumë projekte dhe konferenca shkencore në fushën e teologjisë dhe historisë, brenda dhe jashtë vendit.Zotri Ali BARDHI shkruan, hulumton, është autor i shumë artikujve në fushën e teologjisë, historisë dhe drejtësisë. Boton në revista të ndryshme.

Ismet Karamanaga Facebook