“Sirena e Liqenit” të shkrimtarit Ibrahim Berjashi në panairin e librit të Tiranës

November 7, 2016   | Lajmet / Vijesti

Panairi i librit -Tirana  2016Në Panairin e librit “Tirana  2016”, i cili  mbahet  nga data 9 deri më 13 të këtij muaji,në standin e Entit të librit dhe të mjeteve mësimore nga Podgorica,të enjten  do të prezantohet  edhe libri me  tregime për fëmijë i shkrimtarit  nga Kraja,që jeton e krijon në Ulqin, IBRAHIM BERJASHI.

Libri ka një titull shumë simbolik “SIRENA E LIQENIT” ,ku janë përfshirë tregimet më të suskseshme të këtij autori.

Përzgjedhjen, redakturën dhe parafjalën e ka bërë DIMITROV POPOVIQ,redaktor i botimeve shqip në ELMM të Malit të Zi.

Libri është shoqëruar me ilustrime të shumta edhe një përgatitje tërheqëse dhe funksionale  teknike dhe estetike.

Pritet që në aktin e prezantimit të autorit Berjashi,të jetë e pranishme udhëheqja e Shoqatës së artistëve dhe intelektualëve “ART CLUB” etj.

Sa jemi në dijeni, ky është libri i dytë në gjuhën shqipe, të cilin e boton Enti i librit dhe mjeteve mësimore të Malit të Zi.

Ai, së bashku me librat tjerë që bartin firmën e këtij enti, të prezantohet në panairët  në Mal të Zi dhe ato rajonale, ndërsa një përurim i “SIRENËS SË LIQENIT”  të bëhet në Shkodër.