Nika: Kush na shet dhe kush na blenë…?

November 8, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Nëse këtë këngë Cungu- ma këndonte  mua në pushtet – si kryetar Kuvendi-  që s’kisha lidhje me Hajdinagën në shitje : tash ne (unë) po ia këndoj(kujtoj) atij  ,  por  unë nuk shita  …?!!

Duke  mos dashur t’ ju lodhim më me këso lajmesh të shitjes së Kripores , por vetëm për të ndihmuar  , po shtojmë vetëm atë që duhet të thuhet , për lajm ku thuhet: “Prona në shitje: Fusha e kripores së  Ulqinit për  900.000.000 €

NOVEMBER 7, 2016   | LAJMET / VIJESTI

Na prostoru Solane u Ulcinju nekretnina

se toka e kripores  së Ulqinit është nën hipotekën e bankave ku pjesën më të madhe të kredisë e ka Prva Banka, kurse në shpallje për shitjen e sajë nuk ceket kush ashtë administratori duke shikuar shpalljen në websajtin  Premier Nekretnine.?!

Për atë që thuhet në test, do të mund të shkruhej një libër i tërë …, por prapë se prapë do ish i lexuar një herë dhe si i tillë  i mërzitshëm …?! Andaj po ndalemi vetëm në  analizë të vetëm një fjalie.

Mendojmë se çështjet duhet të shtroheshin kështu

  • Për dilemën e lindur se kush është administrator i kripores , mendojmë se fillimisht  duhet  të  shtrojmë pyetjen : Kush janë shitësit :
  • Pasi fjala është për kompleks toke ( me ndikim shteti), brenda territorit të komunës së Ulqinit,  me ligj shitjen  e pasurisë e bënë kryeministri i Malit të Zi( kush do që  të jetë) dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit ,  Nazif Cungu.
  • Pse komuna nuk është administratore- përgjigja: Kur u bë privatizimi i saj në kohë lufte – vitet e para   të 90-tës, Gjukanoviq  , i pyeti  perëndimoret , çfarë të bëjë me firmat ekonomike shtetërore komuniste  që duhen të transformohen në “ kapitaliste”?! Përgjigja  ish:  jepe atë  njerëzve  që kanë kuptim për biznes( po themi si puna e Cungut me shokë( që nuk ka të keq)?! Por Gjukanoviq  , këtë iu ndau “ Kumarive..”, që s’kishin  lidhje me biznes  as sa  unë e Bardhi ?!  Privatizimi dështoi
  • Po pse komuna nuk mori hisen e saj në Kripore dhe në gjithë kapitalin tjetër, ashtu si komunat tjera dhe mbetëm  pa hise?! Po  sqarojmë, po kush na pyeste si komunë-  veç kishte filluar fronti i Dubrovnikut dhe disa nga serbo-malazezët  kishin caktuar , siç thuhej, se në cilën shtëpi shqiptarësh në Ulqin  do të futeshin pasi të na kishin përzënë. Atëherë kujtojmë  se këndohej kënga : Slobodane, samo reci – leti ćemo kao mesci/  Slobodane samo kreni  , do  Tirane  svi smo spremni… ?!Prandaj  edhe të huajt e dinin se privatizimi ishte i dhunshëm..?! dhe nuk parapëlqejnë  të blejnë diç në Ulqin , pa pyetur Kuvendin e Loros dhe Komunën e Cungut. Të cilën ishalla  nuk e ndërron me Cungu Kompani…?!!
  • A mund ta bënte shitjen Gjukanoviq , në këtë kohë – me ligj jo?! Sepse  ligji duhej të zyrtarizohej  me nënshkrim  të presidentit Bullatoviq – që i pëlqenin këngët e përmendura, por që  ishte  edhe kundër shitjes që propozonin perëndimoret….?!
  • Komuna –Bardhi *Ld në Mz, si shumicë në kuvend, ish kundra privatizimit të këtillë dhe në rrethana të këtilla-  duke varë shpresat te presidenti Bullatoviq dhe rryma e tij në
  • Por Cungu me shokë, politikën tonë të Lidhjes e shpalli kohë të kaluar  ashtu si bënë edhe sot…?! Kurse  tjerët-  unë, duhet të pres ndo një “dever..” tjetër.., pa  na ardhur koha…?!  E Cungu  , po duket e pranoi privatizimin – pa pëlqim të komunës dhe bleu e shiti  sa mujti…?!!
  • Kush pritet të jetë blerësi: Pasi nuk  u buzëqeshi fati në shitje të saj, para investitorëve të huaj . Tashti mbase mendohet të gjenden    ndonjë  nga biznesmen ët me origjinë shqiptaro  amerikane(perëndimore) dhe për  “të  siguruar ..” këtë mbase nevojitet  ndonjë ministri për bashkëpunim  me diaspor(dh)ë.., le  të më falë diaspora, por kështu  vetë i përjetoj disa që në emër të diasporës –shohin ëndrra   se si  të privatizojnë atë  çka mbeti – madje edhe vetë  vlerat  e trashëgimisë  kulturore në Ulqin…?! E kriporja  është një e tillë …., nuk ka shumë në Adriatik dhe nuk ka  familje në Ulqin që të mos jetë “ rritur..”  duke shijuar  kripën e saj , “bio..”  dhe është bërë  substancë në gjakun tonë të atyre që lamë dhe atyre që vijnë…?!!
  • Pse del pronare vetëm Prva  Banka  dhe aspak komuna?! Politika nacionale në Ulqin, pa përjashtim  , me politikën e Gjukanoviqit, po duket  –  shahet dhe shahej ditën  e puthej  e puthet natën..?!
  • Pse e themi këtë: Sepse pasi kaluan të gjitha fazat e privatizimit dhe kur . psh. dyqani i fundit  i Kripores  për shirjen e kripës në Ulqin – Sollanës “ iu gjet pronari..”?!  Pra kur  u bë “Sollaris..”, u nxor ligji , që ish ndërmarrjet shtetërore të privatizuara  ishin të njëjta , për politikën tatimore të shtetit  në tretman të pagesës.  Kështu është edhe sot.Pra edhe kriporja. Kujtojmë se “ Rudnik Ugla , i detyrohet komunës së Plevlës , diku  rreth një milion euro në vit. Po kriporja bën përjashtim.
    Nika-Hajdinaganjë lidhje “ pa lidhje në shikim…“ – Nika , Hajdinaga..?! E përbashkëta  ime me të , ishte se edhe ky si unë , bëri gabimin fatal të karrierës dhe ambasadorit Mur i tha se nuk shesim resurse pa pyetur ulqinakët. Fotografia ishte e bërë pas shëtitjes sonë në detë: Hajdinaga – Nika dhe Mur , gjatë një vizite të njësisë speciale policore kufitare e cila tranohej në luftën kundër trafikut të pa ligjshëm kufitar me Shqipëri në Zogaj…?!

     

    • Mos e besoni po deshe , po paratë e fundit që pagoi pas disa viteve në emër të këtyre taksave ishin vetëm  ata të kohës së Skender  Hoxhes- kryetar komune diku rreth 200-300 mijë euro, por që shkuan si detyrim në emër të borxhit  të” mushkajave..” me vendim gjykate…?! Kurse pas kësaj kohe nuk mendoj që Kriporja  të ketë paguar tatime komunës , por as që komuna të ia ketë faturuar   borxhin asaj…?!!
    • Me ligj , ka pasur të drejtë dhe ka. E si ndodhë kjo ,  që të mos faturohej,do duhej një shpjegim tjetër.
    • Që do të thotë , ashtu si ia mori Prva Banka , pronën , basenet në emër të kredive të marra , ka pasur të drejtë edhe komuna ti marrë nga një pjesë bazeni kripe në emër të tatimeve….?! E kjo formë e tatimit – komunën do ta kish bërë  sërish  pronare dhe ADMINISTRATORE  që , po kujtohet  e pyet dikush…?!!
    • Me ligj , kur borxhet nuk faturohen për një kohë të gjatë ata edhe trajtohen të falura ..?! Andaj as të mos presim që të jemi administratorë. Kot se shkojmë e protestojmë si punëtorë të Kripores para qeverisë dhe kot se dëgjojmë Cungun , që fton ish punëtoret e saj ashtu si edhe ish ullishtarët  të protestojnë para komune dhe në komunë( madje edhe për Bajram)…?!  Ai më duket  se vërtetë  nuk e kupton kohën, që i erdhi dhe jeton si pozitë …, që është shumicë , që ka kuvend dhe që  mund të nxjerrë vendime. Dhe ata vendime t’ia dorëzojë ministrisë  ,kuvendit e gjithë instancave shtetërore  – deri të gjykata kushtetuese  e asaj të Strazburit…?!! Por jo si Cungu Compani dhe tregtar asetesh , por si qytetarë të Ulqinit …?!!!