Situata alarmante, niveli i ujit në lumin Buna afër maksimales – Video

November 8, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Lumi-Buna-DriniMe qindra hektarë tokë kanë përfunduar nën ujë në Shkodër, Lezhë dhe Gjirokastër. Rreth 200 hektarë janë përmbytur në Bushat të Shkodrës. Rruga nacionale nuk ka patur probleme, por uji i është afruar zonës së quajtur Harku i Bërdicës.

Lumenjtë Buna dhe Drini janë afër kuotave maksimale. Ministria e Bujqësisë thotë se përmbytjet janë shkaktuar si pasojë e prurjeve të lumenjve, por se hidrovoret dhe kanalet kulluese janë në funksionim të plotë në këtë zonë. Deri tani nuk ka shtëpi apo biznese të përmbytura.

Në qarkun e Lezhës, Lumi Drin ka mbërritur pikën kritike. Situata është problematike edhe në në Balldre, tek Hidrovori apo në Tale. Ministria thotë se nuk ka probleme me kanalet e ujërave te larta, por me qindra hektarë kanë përfunduar nën ujë edhe këtu.

Probleme ka në Kurbin, ku ka përmbytje edhe të shtëpive për shkak të shkarkimit të rezervuarit që administrohet nga Bashkia, si dhe te reshjeve të shumta që kanë rënë.

Ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës, si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit janë përmbytur rreth 130 hektarë tokë, në njësinë administrative Gjirokastër, Lazarat dhe Lunxhëri.

Ministria e Bujqësisë thotë se është në gatishmëri në të gjitha qarqet, ndërsa hidrovoret dhe kanalet kulluese janë në gjendje pune.

/ Top Channel

YouTube Preview Image

Ishulli i lumit Buna

Komuna Ulqinit

Në Komunën e Ulqinit gjendja deri tani nuk është shqetësuese, organet kompetente në gatishmëri

Në Komunën e Ulqinin gjendja deri tani nuk është shqetësuese sa u përket pëmbytjeve, edhe pse niveli i lumit Buna është rritur mjaft. Meteorologët kanë paralajmëruar reshje intenzive gjatë orëve të natës,  prandaj rreziku është akoma prezent, raporton portali TV Teuta.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, për televizionin Teuta tha se për momentin janë duke monitoruar situatën dhe se organet komptetente do të jenë në  gatishmëri të marrin masat e duhura në rast nevoje. Reshje të dendura parashikohen edhe gjatë ditës së nesërme dhe sidomos në orët e natës, çka e bën situatën edhe më të paparishikuar.