Hajredin Kovaçi – Mërgim, lamtumirë!

November 10, 2016   | Shtypi / Mediji
YouTube Preview Image

Hajredin-Kovaci-

Mërgim, lamtumirë!

Mërgimi s’është veç një fjalë

Është diçka më shumë Zot,

mos e provofsha unë!

Mërgimi është mall, zjarr e plagë

Është guxim, trishtim e dhimbje

Etje për vendlindje!

Mërgimi është luftë me vetveten

Mërgimi të ndryshon jetên!

Mërgimi të bën të jesh ai që s’je

Të humbasësh atë që ke!

Mërgimi të tret, të ndan mëdysh

Të përvëlon, të djeg, të qorron sysh!

Mërgimi është hije në dritë të hënës

Lotë që rrjedhin në sytë e nënës!

Mërgimi është buzëqeshje e ngrirë

Mërgim, kur do të të themi

LAMTUMIRË!?

 

Valon Kovaçi