Nrekiq: Koalicioni PDS – Forca në Ulqin deri në fund të mandatit

November 10, 2016   | Politika

Loro-Nrekiq- Koalicioni PDS - Forca në Ulqin deri në fund të mandatitKryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, tha për televizionin Teuta se në periudhën e ardhshme nuk pret probleme në funksionimin e koalicionit të pushtetit lokal, dhe se puna e tij do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme, raporton portali TV Teuta.

Ai shtoi se koalicioni aktual është formuar për të mirën e Ulqinit dhe se do të vazhdojë punën e tij në realizimin e qëllimeve të caktuara.

Nrekiq për të hënën ka thirur mbledhjen e Kuvendit Komunal, në të cilën pritet të diskutohen mjaft pika interesante, ndër to edhe llogaria përfundimtare për vitet 2014 dhe 2015.