Zyrtarë të komunave të Kosovës vizitojnë Ulqinin

November 11, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Zyrtarë të komunave të Kosovës vizitojnë Ulqinin-Zyrtarët e komunave të Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës vizitojnë Ulqinin

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunetorët e tij priten në një takim pune përfaqësuesit e drejtorive të administrates për disa qytete të Kosovës – Prishtinë, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Në fakt kjo është një vizitë studimore ku u trajtuan një sërë çështjesh siç është digjitalizimi, barazia gjinore, bashkepunimi me OJQ -të, bashkësit lokale si dhe funksionimi i administratës.

Ata prezantuan arritjet e këtyre komunave në Kosovë dhe thanë se janë të gatshëm që eksperiencën tyre ta ndajnë me komunën tonë. Nga ana tjetër kryetari Cungu veçoi bashkëpunimin me komunën e Prishtinës, ku janë  vënë ura të mira bashkepunimi me sektorin e urbanizmit. Ai tha se trendet bashkohore të digjitalizimit mundësojnë shkembime të shpejta dhe se ata duhet përcjellur për ti vënë në shërbim të rritjes së cilësisë të jetës së qytetarëve.

Në delegacionin nga Kosova morrën pjesë Muhedin Nushi – drejtor i drejtoratit për administrate në Komunëm e Prishtinës, Fauzë Xhemali – drejtor i drejtoratit për administrate në  Komunës e Lipjanit, Premtime Preniqi dhe Gjyste Dabaj nga zyret për barazi gjinore të komunave Prishtinë dhe Lipjan, Mursel Morina – menaxher i personelit dhe Hasan Gjyrevci – zyrtar i lartë për kuvend dhe komitete të komunës Fushë Kosovë