Shpallen fituesit e Garave te recituesve të rinj – Ulqin 2016

November 13, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

fituesit e Garave te recituesve të rinj - UlqinTë shtunën, më 12 nëntor 2016, në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore – Ulqin, Fondacioni ,,Studenti” organizoi për të tretin vit më rradhë Garat e recituesve të rinj 2016, për shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Në këto Gara morën pjesë 11 shkolla fillore dhe 4 të mesme nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, që nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Fondacionit Studenti, z. Hajredin Kovaçi tha:,, Këto gara janë mundësi e mirë për të njohur njëri tjetrin, nxënësit të tregojnë talentin e tyre, dashurinë për fjalën e bukur artistike, për prozën dhe poezinë.

fituesit e Garave te recituesve të rinj - Ulqin-1

Dëshirojmë që këto gara të bëhën të përvjetshme. Ai gjithashtu tha se:,,Do të bëjmë përpjekje që Garat t’i avancojmë në nivel mbarëkombëtar, ku do të merrnin pjesë garues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva, Medvegja e Bujanoci, me një fjalë, nga të gjitha trevat ku ka shkolla me mësim në gjuhën shqipe”.
Pjesë e programit ishin edhe Marjana Begu, fituese e Gjeniut të Vogël 7, nga Shkodra, Fadil Sulejmani në fisharmonikë dhe Andi Kollari në kitarë. Juria e përbërë prej tre anëtarëve: Merita Smaja, aktore nga Shkodra, Gjylie Pelingu – soprano nga Ulqini dhe Enisa Gjokaj nga Malësia, shpallën këta fitues:
Në kategorinë e shkollave fillore:
Vendi I – Enola Balidemaj – Guci
Vendi II – Esmerinda Lekperiqi – Krajë
Vendi III – Isra Kajoshaj – Dinoshë
Në kategorinë e shkollave të mesme:
Vendi I – Nejra Mujali – Ulqin
Vendi II – Dorentina Dedushaj – Plavë
Vendi III – Gjimnazi Privat Drita – Ulqin
Fituesi i Garave të recituesve të rinj 2016 u shpall, Behar Pali, Ana e Malit.
Këto gara i mbështetën:
Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave,

Për më tepër kosultoni Fotografit nga Fondacioni Studenti Facebook

Kur do te kemi nje Qender per Kulture ashtu siç duhet, me te gjitha kushtet e nevojshme?

Eshte kenaqesi te degjosh zerin dhe interpretimin e bukur te djaloshit qe fitoi vendin e pare ne Garat e recituesve te rinj, por nje gje me shqeteson dhe me duket sikur edhe djaloshit i pengon gjate interpretimit, mikrofoni qe vazhdimisht duhet ta mbaje ne dore dhe kablloja qe i merret neper kembe dhe nuk e lejon te aktroje i lire me te dy duart e te levize lirshen para publikut. Pse mos te kete Qendra per Kulture nje sistem zerimi te vetin me te gjitha paisjet e nevoitshme e te pershtatshme per organizime te tilla? Pse duhet qe gjate programit njezete here te dale nje person te ule e te ngreje mikrofonin ne vend qe te jene mikrofonat qe vendosen ne vesh e pjesemarresit te pergaditen ne prapaskene para se te dalin para publikur? Pse duhet gjithmone organizatoret te shpenzojne leke dhe ta sjellin sistemin e zerimit nga jasht ne vend qe ta kete Qendra per Kulture? E imagjinoni dot nje spital pa pajisje mjeksore? Ashtu eshte edhe nje Qender per Kulture pa pajisje teknike. Kur do te kemi nje Qender per Kulture ashtu siç duhet, me te gjitha kushtet e nevojshme?

Jetlir Kovaçi Facebook