Nisin hetime ndaj ish zyrtarëve komunal të Ulqinit

November 14, 2016   | Politika, Reportazh / Reportaža

Opstina-Ulcinj-Press_Komuna Ulqinit_PressNë një njoftim për media thuhet se hetimet kan filluar për disa ish zyrtarë  të Komunës së Ulqinit, por edhe nga ato aktual, janë thirur dje në Prokurorinë speciale shtetërore në lidhje me disa çështje që i takojnë vitit 2011, mëson portali ynë, raporton portali Lajm.me.

Sipas spekullimeve të pakonfirmuara, arsyet e kësaj thirrjeje kanë të bëjnë me parregullsitë në pagesën e komunalive për objektet  e ndërtuara në Ulqin, por edhe me punësimet e paligjshme gjatë periudhës që ndodhej në pushtet struktura e atëhershme.

Sipas fjalëve që qarkullojnë në popull, por që akoma nuk mund të vërtetohen, në Prokurori janë thirrur ish kryetarët e Komunës Gzim Hajdinaga dhe Fatmir Gjeka, sekretari aktual dhe i atëhershëm për financa Sead Osmanoviq, nënkryetari i tanishëm Vaso Radoviq, por edhe mjaft persona të tjerë që ishin në pushtet në atë periudhë.