Newsport.al: “Plisat” shtrihen edhe në Ulqin, krijohet nëngrupi dhe caktohet kryetari i tij

November 17, 2016   | Sporti / Sport

Plisat-Ulqin“Plisat” e Prishtinës janë një ndër tifo-grupet shqiptare më të njohura në hapësirën gjeografike të trojeve shqipfolës, por edhe më gjerë në Ballkan.

Ndërkohë që numri i këtij tifo-grupi rritet çdo ditë e më shumë dhe ka një shtrirje të gjithanshme në viset shqiptare, së fundmi është krijuar edhe nëngrupi i tifozëve ”Plisat” në Ulqin. Kështu në një njoftim nga faqja e tyre ata tregojnë se kush është kryetari i nëngrupit për Ulqin.

”Prej sot është formua nëngrupi i Plisave në Ulqin. Kryetari i nëngrupit ‘Plisat Ulqin’ është Doni Aliq”, shkruhet në faqen zyrtare të tifo-grupit “Plisat” në Facebook.

Newsport.al