Shpërthen Asllan Llunji: Dalin në sipërfaqe keqpërdorimet në komun të Ulqinit – Video

November 17, 2016   | Politika

Shpërthen Asllan Llunji-UlqinKeqpërdorimet e ndodhura në Komunë nuk ndodhin as në vendet afrikane

Këshilltari i Forcës së Re Demokratike Asllan Llunji, sulmoi ashpër mënyrën e menaxhimit financiar të ish kryetarit Gjeka, duke theksuar se keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe nuk ndodhin as në vendet afrikane, raporton portali Lajm.me.

Ai sidomos ceku muajin e fundit të viti 2015, duke thënë se me këtë duhet të merren organet shtetërore, pasi kanë ndodhur keqpërdorime skandaloze.

Llunji nuk pranoi që fajin për këtë e ka edhe Forca e cila ishte pjesë e koalicionit, pasi gjithëkush mban përgjegjësi për sektorin të cilin udhëheq.

Kjo parti vitin e kaluar i tërhoqi mbështetjen ish kryetarit Gjeka, pasi ai sipas tyre po i përdorte financat e Komunës për të siguruar përkrahje politike dhe jo në të mirë të qytetarëve.