Gjonaj: Dy ëndërra të shuara

November 18, 2016   | Bota

Suzanna-Shkreli-Hillary-ClintonGjekë Gjonaj

Për mua, besoj edhe për shumë shqiptarë,  zgjedhjet presidenciale  të  tetë nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin më të veçantat nga të gjthë të tjerat,  për dy arsye. Së pari për faktin se  kandidatja demokrate Hillary Clinton  synonte të jetë  presidentja e parë femër në të gjithë  historinë e këtij shteti më të fortë  në botë. Së dyti shqiptaro-amerikanja  Syzana Shkreli garonte si kandidate e Partisë Demokratike  në zonën elektorale  nr. 8 të shtetit Miichigan  për  Kongresin Amerikan. Ftorja e këtyre dy femrave, tashmë mikesha, konsiderohej si historike për amerikanët dhe për shqiptarët.   Shtetet e Bshkuara të Amerikës  do  të thyenin akullin shekullor  që   për herë të parë të kenë  presidente një femër, kurse  shqiptarët  për herë të parë t’i përfaqësojë një femër në Kongresin Amerikan .

Kur bisedova   para disa ditësh nëpërmjet telefonit me një koleg timin të mirënjohur në fushën e gazetarisë shqiptare, i cili ka punuar gjatë  në Zërin e Amerikës   në Nju-Jork dhe Uashington  për gjasat  se  a do të zgjidhet Hillary Clinton  presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kategorisht m’u përgjigj:„  Besoj se po. Kanididatja Clinton, jo vetëm  se është alternativa më e mirë për shqiptaro-amerikanët si shtetas të  Amerikës, por mbi të gjitha është opsioni i vetëm i sigurt joavanturesk për shqiptarët në Ballkan. “. Por  në fjalinë  e parë të radhës  e pranoi se ajo  nuk do ta ketë të lehtë fitoren .

Dhe, ndodhi ajo që besohej më së pakti. Ajo që për gjysmën e SHBA­-ve dhe për më shumë se 90% të botës nuk pritej  të ndodhte. Donald Trump, në  një fushatë të lodhshme, atipike, agresive, si asnjëherë tjetër, totlaisht jashtëtokësore, me të gjithë sistemin politik dhe ekonomik kundër,     arriti të realizojë të paimagjinueshmën, të   zgjedhet  presidenti i 45-të amerikan. Zgjedhja e tij ka tronditur jo vetëm një pjesë të elitave amerikane, por edhe më gjerë. Triumfi i tij ka sjellë në vemendje disa probleme thelbësore dhe ka ngritur disa pikëpyetje në rrafshin global.

 

 

Ish-Sekretarja  Amerikane e Shtetit  Hillary Clinton , edhe pse me një përvojë  të gjatë politike, nuk arriti ëdrrrën e saj,  përballë  sfidantit   shoumenit , biznesmenit  e miliarderit kontravers pa përvojë politike Donald Trump. Por, kjo nuk është hera e parë që  Clinton provon shijen e humbjes në një fushatë  presidenciale. Në vitin 2008, ajo u mund në garën brenda partisë nga Barack Obama.   Në fjalimin prekës, ku ajo   mezi i mbajti lotët, tha se  nuk do të jetë e largët dita  kur SHBA-të do të kenë një ditë një femër presidente .

Edhe ëndërrën e prokurores Suzana Shkrelit,   kandidate  29 vjeçare me origjinë shqiptare e Partisë Demokratike,  për të qenë femra e parë shqiptaro-amerikane  në Kongresin Amerikan,  e ka shkatërruar republikani Mike Bishop. Kjo politikane e re e zgjuar e cila punon si asistente në  Macob  megjithëse gjatë fushatës mori përkrahje të fuqishme edhe nga presidenti amerikan Barack Obama nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kongres.

Edhe përkundër disfatës së këtyre dy femrave  të fuqishme  demokrate në këto zgjedhje  ato arritën të  hyjnë në historinë  politike moderne amerikane. Zonja Hillary Clinton  me siguri , për shkak të moshës, nuk do të mund të realizojë këtë   ëndërrë të shuar. Nga ana tjetër zonjusha Shkreli, të cilën presidenti Obama  e quajti “ një lidere të fortë dhe të zgjuar” mbetet në skenën politike . Falë ambicies dhe zgjuarësisë  së kësaj figure të re politike  në SHBA është e besueshme dhe   mund të pritet  që  në një kohë jo të largët  të arrijë synimin e vet të cilin  nuk e realizioi   në këto zgjedhje presidenciale. Ne shqiptarët gjithësesi do të donim që pikërisht ajo  të sigurojë ulësen në Kongresin Amerikan   që  në zgjedhjet e ardhshme  presidenciale.