Policia malazese ka arrestuar dy shtetas rus për sulme terroriste

November 18, 2016   | Rajoni / Region

Policia malazese ka arrestuarPolicia malazese ka arrestuar dy shtetas rus, Eduard Vladimirivic Shirokov dhe Vladimir Nikolayevich Popov, nën akuzën për sulme terroriste.

Sipas prokurorisë, dyshohet se shtetasit e sipër përmendur janë kreu i një organizate kriminale, e cila kishte përgatitur një sulm terrorist më 16 tetor në Mal të Zi, shkruan “Pobjeda”, dhe se hetimi është zgjeruar ndaj tre shtetasve serbë: Predrag Bogicevic, Nemanja Ristic dhe Millosh Jovanovic.

Gazeta thekson se për herë të parë raporton konkretisht se një anëtar i një organizate kriminale nga strukturat politike të Frontit Demokratik (FD), është dashur që pas shpërthimit të kaosit para ndërtesës së Parlamentit të komandojë njerëzit që të përleshën me oficerët e policisë.

Duhet rikujtuar se muajin e kaluar në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku fitoi Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovic, aleat i perëndimit, ndërsa humbi opozita proruse e cila akuzohet se në bashkëpunim me elementët prorus dhe proserb tentoi përmbysjen me dhunë të pushtetit në Mal të Zi./infoshqip.com