Edi Rama grekëve: Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane – Video

November 23, 2016   | Reportazh / Reportaža

Edi-Rama-Samaras-Greqi“Ne kemi një histori interesante. Kemi Shqipërinë, Kosovën, kemi shqiptarë në Maqedoni, Malin e Zi dhe nuk ka asnjë plan apo ide për Shqipërinë e madhe, por ka një plan bashkimi të shqiptarëve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Rama në një intervistë për televizionin grek “Skai”, e cila vjen pas ngritjes së tensioneve mes zyrtarëve të Tiranës dhe Athinës në lidhje me disa çështje pezull mes dy vendeve që de jure janë ende në luftë, transmeton Flaka.

Gazetari Alexis Papahelase ka pyetur shefin e qeverisë shqiptare se nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi kombëtar i shqiptareve Skënderbeu, sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë dhe se si do reagonin shqiptarët, kryeministri Edi Rama ka thënë:  “Nuk mendoj se është e njëjta, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit”.

I pyetur për konceptin e Shqipërisë Natyrale kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane dhe në kemi një histori interesante. Kemi Shqipërinë, Kosova shqiptar në Maqedoni, Malin e Zi dhe nuk ka asnjë plan apo ide për Shqipërinë e madhe, por ka një plan bashkimi te shqiptarëve të Bashkimit Evropian”.

Më tej, kryeministri Rama shtoi se a e dinë grekët se ne jemi në gjendje lufte, deri sa ka një dekret që është në fuqi dhe përse nuk e heqin këtë ligj sepse ky ligj përdoret si një pengesë. “Ne jetojmë në një paradox të përsosur Ballkanik dhe kemi një ligj të luftës ndërkohë. Këto janë gjëra që mund t’i zgjidhim lehtësish, por duke bashkëpunuar se bashku ne mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka potencuar kryeministri shqiptar. / FLAKA