Jetlir Kovaçi fiton Çmimin e Parë në ekspozitën “Po vijnë”

November 23, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti
Jetlir-Kovaci-Po vijneMe 22 nëntor 2016, në orën 18.00 në Galerinë e Qytetit në Viti (Kosovë), u hap Festivali i Fotografisë “PIMI Photography 2016” – Edicioni i Dytë me ekspozitën “Po vijnë”! Jetlir Kovaçi është fituesi i Çmimit të Parë në këtë ekspozitë i cili ka vlerën 500 euro. Këtë vendim e mori juria profesionale e përbërë nga Rozafa Shpuza, Adrian Fezollari, Arton Humolli dhe Osman Demiri.
Festivali i këtij edicioni i cili zhvillohet nga data 22 deri më 26 nëntor u hap me ekspozitën “Po vijnë” e cila është konceptuar si ekspozitë e 24 fotografëve shqiptarë të gjeneratës së re e cila do të duhej të bartte mbi supet e saj zhvillimin e artit fotografik në vitet që vijnë. Ekspozita ka qenë konkuruese ku nga 24 artistët pjesëmarrës Juria profesionale e Festivalit shpalli fotografinë më të mire të ekspozitës autor i së cilës është fotografi nga Ulqini Jetlir Kovaçi.

Drejtori i festivalit dhe ideatori, artisti i mirënjohun i fotografisë, Fahredin Spahija, shprehet: “Kjo ekspozitë me autorë tejet të guximshëm dhe kreativë ka si tendencë thyerjen e stereotipeve tematike, po ashtu edhe atyre teknike, që kanë mbizotëruar fotografinë shqiptare në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar.

Ajo që deri dje ishte tabu në artin fotografik, sot është krejtësisht e mundshme dhe e lejueshme, prandaj kjo ekspozitë, ndër të tjera, do të sjellë risi dhe kahje inkurajuse për gjithë ata të rinj që dëshirojnë të rrugëtojnë drejt aventurës të quajtur “fotografi artistike”.

Bashkangjitur mund të shihni fotografinë fituese të ekspozites ”Po vijne”