KF Otranti i Ulqinit merr ftesë për Kupën “Pavarësia”

November 23, 2016   | Rajoni / Region

FK Otrant OlympicSi për çdo vitë “Dita e 28 Nëntorit”, edhe këtë vit do të mbledh skuadra nga trojet shqiptare. Në edicionin e tetë të Kupës “Pavarësia”, do të marrin pjesë skuadra “Otrant” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Fubollit (FSHF).

“Ekipet do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Resortin “Tropikal” në Durrës, ku në mbrëmje do të hidhet edhe shorti i aktivitetit. Gjysmëfinalet do të fillojnë, më datë 28 nëntor në orën 11.00, ndërsa ndeshja finale do të luhet rreth orës 12.30”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Për fituesit do të dorëzohet kupa e aktivitetit. Për të dy finalistët, do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play”, për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia””, përfundon njoftimi./Lajm