Nika: “Urime Nimanbegu, Urime Zenka…” – Ka edhe tjerë që urojnë si unë….?!!

November 25, 2016   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan  Muhamet  Nika

Pas  zgjedhjes  për nënkryetar  të parlamentit – Genc Niman Begut   dhe   të Met  Zenkës   që po thonë ministër, një  shok  i  matematikës   gjatë bisedës më bindi se  ashtu  sikur  në matematikë,  ku  dy gjysmë të vërteta nuk mund të bëjnë një të vërtetë  edhe në politikë (përfaqësim) i bie që  dy pakica nuk  mund të bëjnë një shumicë…?! Por ja që ndodhi,  si në rastin konkret tonin ” demek”   në bazë të rezultatit të arritur zgjedhor …?! Shtojmë se  kur  ndodh që edhe  me  ligj( zgjedhor),  një regjim arrin të instalojë pakicën si shumicë , atëherë grupimi i tillë politik  “ që përfaqëson  popullin  quhet satrap …?!

Andaj sipas kësaj që ngjau,  këta nuk  mund të quhen më “të instaluar e të shitur” – siç më quante mua G. Niman Begu, kur më përzuri me shokë si kryetar parlamenti në Ulqin dhe uroj të më ndjekë  mua në veprim gjatë kryesimit të seancave !!! Në kuptimin  që  të qesë  ashtu si unë, së paku nja dy herë DPS-in për jashta në  kuvendin republikan siç bëra vetë  në Ulqin- Kur ata donin të miratonin do  pika të dyshimta në dëm të qytetarëve ulqinakë…?!!

Aktualisht falënderuar politikës satrape- shohim se si  partia më e  vogël shqiptare ( Udsh), në kuadër të pakicës, ka prodhuar një ministër dhe një ambasador ?! Kurse unë me familje, i bie se  zgjodha me nja 5 mijë e gjysmë votues  tjerë një çetnik të Frontit…, të “ Sollunit- Selanikut..”?!!

 

Origjina e fjalës satrap

Del  të jetë   me origjinë perse dhe u krijua për të bërë dallimin kryesor  të  konceptit të   mbretit në kulturën persiane , të atij që  ishte i pandashëm nga  origjina e vet  hyjnore – autoriteti hyjnor të cilit  i besoheshin  të gjitha të drejtat dhe rregullimi  i “të drejtave hyjnore të mbretërisë”. Ndërsa  për dallim prej tyre – satrapët si mbretër nuk ishin me origjinë hyjnore dhe atyre u besoheshin do punë  me njerëz të thjeshtë në krahina – sikur sot(LGBT populacije),  për të cilat çmoheshin se ishin të denjë  si sundues mbretërorë  dhe  kuptohet se  vendosnin  në emër të tij. Dihet  në rrethana të caktuara politike  ashtu si sot në Mal të Zi kur grupimi rreth Forcës fitoi më pak vota se dy grupimet tjera , por  siç shihet morën pushtetin!!!

Mbase për të kuptuar  thellë  çështjen mund të  na ndihmojnë  edhe  imazhet e trekëndëshave misteriozë të shpërndarë nga Dardan Shqiptari,  me tekstin anglisht të cilit   do i kishim shtuar se në trekëndëshin e dytë-  ku  janë edhe  shqiptarët  në(n) Malin e Zi, mund  të ndodhë  që në zgjedhje të  humbin edhe  vetë  votat…?!!

TRANGLI I

DY TREKËNDSHAT MISTERIOZË

E për pasojë të politikës së satrapëve që pafundësisht zgjat te unë edhe Jetlir Kovaçi që fitoi çmimin e parë në ekspozitën “ Po vijnë”, me siluetat e dhëna nga fotografia e çastit ngjall idenë e imazhit të refugjatëve misteriozë të një konspiracioni të mundshëm që vazhdimisht vazhdon të përsëritët brenda trekëndëshit …?!!
Jetlir-Kovaci-Po vijne