Palmat e Ulqinit drejt zhdukjes, shkak “buburreci i kuq”

November 25, 2016   | Shoqëria / Društvo

Palmat e Ulqinit drejt zhdukjes-KOHËN e fundit nga sëmundja e ashtëquajtur “Buburreci i kuq” në Komunën e Ulqinit, posaçërisht në Ranë janë tharë gati të gjitha palmat . Këto palma kanë qenë simboli i Ranës dhe kanë qenë mbi 60 vjeçare të vjetra. Vitin e kaluar në disa vende në qytetin tonë kanë qenë të vendosura plakatet më lajmërime se është paraqitur kjo sëmundje. por nuk jam fare i sigurt se është bërë mjhaft për shpëtimin e tyre.

Shetitorja më e bukur buzë detit nuk ka më pamjen siç e ka pasur dikur. Në Ranë ka mbetur shumë pak gjelbërim, kurse simboli i saj palma është zhdukur fare.
Mirëpo, palmat gjatë Bulevardit i cili të çon për në “Plazhin e madh”, pastaj, te Stacioni i vjetër i autobusave dhe te Gjimnazi nuk janë të sulmuara nga kjo sëmundje. Një llojë palme e cila quhet “Washington Robusta” e importuar nga Egjipti nuk është e prekur nga kjo sëmundje.

Palmat e Ulqinit drejt zhdukjes-7

Kam biseduar me zotri Pjetër ALILAJ i cili ka dhënë një kontribut të madh për importimin, mjelljen dhe kultivimin e këtyre palmave. Dora e mirë dhe dija e këtij punëtorit të palodhur, kanë bërë që këtë palma të jen sot stolisja më e bukur e Bulevardit dhe të të gjitha vendeve ku gjenden. Do të ishte mirë që ky llojë palme të vendosen në Ranë, në vend të atyre të cilat janë tharë. Përndryshe, turizmi “modern”mund të sjellë ndonjë gjë tjetër …

 

Ismet Karamanaga Facebook