Tirana mbledh krerët e 5 qyteteve të shqiptarëve në rajon

November 26, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Veliaj-me-kryetaret-e-bashkive-shqitpare-te-rajonit-Nazif-Cungu-3Tirana është bërë sot pika e takimit për kryetarët e pesë bashkive më të mëdha në rajon ku jetojnë shqiptarë.

Kështu, në kryeqytetin shqiptar mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, pjesëmarrës të së cilës janë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj; ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti; i Preshevës, Shqiprim Arifi; i  Ulqinit, Nazif Cungu dhe ajo e Tetovës, Teuta Arifi.

Një event ky i cili do të zgjasë dy ditë, ndërsa në përfundim të tijj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis këtyre pesë bashkive.

Nga ana e tij, mikpritësi i kësaj konference të rëndësishme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pohoi se ajo në vetvete nuk ka aspak qëllime nacionaliste, porse vetëm përfitim të ndërsjelltë midis shqiptarëve në disa nga qendrat më të mëdha në rajon.

“Temat janë urbanistika, tema e dytë dytë janë çështjet e mjedisit, tema tjetër me kulturën, e katërta me inovacionin, teknologjinë dhe e fundit format e reja të financimit”, u shpreh Veliaj lidhur me një fakt të tillë.

Kujtojmë se Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon mbahet menjëherë pasi fundjavën e kaluar në Tiranë u organizua Samiti i Diasporës.

Sipas axhendës së parashikuar të eventit, delegacionet nga Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të marrin pjesë edhe në ceremoninë që do të zhvillohet me familjet firmëtare te Monumenti i Pavarësisë, në Parkun Rinia, akt ky që u paraprin festimeve të 104-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjithashtu gatë qëndrimit të tyre dy-ditor në Tiranë, delegacionet do të vizitojnë në terren edhe disa nga projektet që po realizohen në kryeqytetin shqiptar.

impakt.al

Veliaj-me-kryetaret-e-bashkive-shqitpare-te-rajonit-Nazif-Cungu Veliaj-me-kryetaret-e-bashkive-shqitpare-te-rajonit-Nazif-Cungu-1 Veliaj-me-kryetaret-e-bashkive-shqitpare-te-rajonit-Nazif-Cungu-2 Veliaj-Nazif-Cungu-Tirana