Festivali i Kenges per Femije – Pasuri artistke me vlera të padiksutueshme

November 27, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Festivali i femijeve edicioni i peste ne ulqin.3Pasuri artistke me vlera të padiksutueshme

 

 Gjekë Gjonaj

 

Para  dhjetë vitesh lindi Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Ulqin, i cili në vazhdimësi organizohet me mbështetjen dhe  nën patronatin  e Komunës së Ulqinit. Ishte nisma e kompozitorit të ndjerë ulqinak Fiqri Hasanagës , i cili u kujdes  deri në “ hollësitë” e përgatitjes së tij dhe festivaleve  tjera., që më vonë u shndëëruan në festivale ndërkombëtare.  Gjatë kësaj periudhe kohore  në skenën e Qendrës Kulturore të Ulqint u ngjitën qindra fëmijë nga trevat shqiptare në Mal të Zi, nga Shqipëria, Kosova dhe  hapësira mbarëshqiptare. Këto festivale për fëmijë krijuan në vite një pasuri artistike me vlera të padiskutueshme në qytetin e Ulqinit, sepse u rritë jo vetëm numri    i intepretuesve të vegjël, por edhe interesimi, respektivisht prania e kompozitorëve të njohur nga qytete të  tjera shqiptare.

Që nga  koha kur u ideua krijimi i Festivalit  Ndërkombëtar  të Këngës për Fëmijë,  ky event  organizohet çdo vit në qytetin e Ulqinit, duke e kthyer këtë aktivitet në një traditë në qytetin jugor.

Duke i shikuar festivalet nga   lartësia e 10-të  viteve dhe me objektivitetin që vetë koha të lejon, duhet pohuar se këto veprimtari ishin të dashura për publikun. Meloditë e këngëve, interpretimin e mrekullueshëm të  fëmijëve,   spektatori i ndjente  me shpirt dhe i ndiqte me kënaqësi e  pasion të posaçëm. Fëmijët , pra, me këngët ( interpretimet) e tyre   e bënë publikun të harrojë , të paktën  kohën e vështirë  ku jetojmë.

 

Festivali sot  ka fituar edhe ngjyra të reja në shprehjen artistike muzikore. Ai konsiderohet si festë e vërtetë  i cili Ulqinin e shndërron  në qendër të madhe kulturore ndërkombëtare.  Stafi i tij  së bashku  me emra të njohur të këngës shqiptare  të të gjitha  trevave  po punon për ta sjellë çdo herë të freskët e me cilësi këngën bashkëkohore për fëmjë në këtë qytet të traditës dhe kulturës. Është një nga festivalet që po trason traditën e këngëve për fëmijë, përkundër vështirësive financiare.

Edicioni i njëmbëdhjetë i festivalit  të sivjetshëm ndërkombëtar i këngës  për fëmijë,  do të mbahet kah fundi i dhjetorit të këtij viti. Pritet  që   festivali  të sjellë një repertor të mirë, jo vetëm në numër këngësh  për fëmijë , por edhe në cilësi.  Kandidatët e vegjël të interesuar mund të konkurrojnë  në konkursin e shpallur,  i cili do të qëndrojë i hapur deri në fund të këtij muaji.Karakteristikë është këtë herë motivimi italentëve tërinj nga mbarë hapësirat shqiptare e më gjerë,  dhe kjo dukuri është dëshmuar edhe  në edicionet e mëparshme.