Teuta Arifi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me katër komuna shqiptare

November 28, 2016   | Reportazh / Reportaža

Teuta Arifi nënshkruan memorandum-Nazif-CunguKryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me katër komuna tjera të Tiranës, Prishtinës, Ulqinit dhe Preshevës. Ky memorandum vjen pasi këta komuna krijuan unionin e bashklive shqiptare në rajon, raporton TetovaSot.

“Ne, Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, të mbledhur me dëshirën dhe vullnetin e mirë për të hedhur themelet e një bashkëpunimi të fortë, efikas, të qëndrueshëm e afatgjatë mes kryeqendrave urbane të hapësirës shqiptare ku jeton një e treta e popullsisë shqiptare të rajonit.

Me besim të palëkundur tek ndjenja e solidaritetit dhe vëllazërisë që ekziston mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Të vetëdijshëm që sfida më e madhe me të cilën përballen sot shqiptarët është sfida e progresit, zhvillimit dhe e një jete më të mirë.

Të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka suksesi i bashkëpunimit mes nesh për avancimin e kauzës së shqiptarëve në rajon.

Me bindjen se duke bashkuar forcat duke mësuar nga përvojat e njëri tjetrit dhe duke mbështetur njëri tjetrin, mund të garantojmë një cilësi më të mirë jetese për qytetarët tanë.” thuhet në memorandumin e nënshkruar të pesë kryetarëve të unionit të bashkive. /TetovaSot/

Teuta Arifi nënshkruan memorandum-Nazif-Cungu-1 Teuta Arifi nënshkruan memorandum-Nazif-Cungu-2 Teuta Arifi nënshkruan memorandum-Nazif-Cungu-3