Veshja dhe Shota e Anës së Malit edhe në Stamboll me rastin e 28 Nëntorit – Video

November 28, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Në Stamboll festohet Festa e Pavarësisë së Shqipërisë-Jetlir-KovaciNë Stamboll festohet Festa e Pavarësisë së Shqipërisë

Në Stamboll, më datë 27.11.2016, nën organizimin e Unionit Studentor Shqiptar në Turqi (USSHT) u festua 104 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Me pjesëmarrje të një numri të konsiderueshëm të studentëve shqiptarë në Stamboll, u mbajt një program kulturoro-artistik. Moderuar nga studentia Sheila Spahiu hapja e programit u bë me dëgjimin e himneve të Turqisë dhe Shqipërisë.

Kryetari i USSHT Jetlir Kovaçi përshëndeti të pranishmit duke shtuar: “28 Nëntori është padyshim një ndër datat më të shënuara, më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar. Është detyrë parësore e të gjithë neve, t’i shënojmë këto data, sepse Flamuri është simboli ynë, është i pavdekshëm dhe meriton respekt!” Poashtu theksoi rëndësinë e USSHT si një platformë unifikuese e studentëve shqiptarë në Turqi.

Në Stamboll festohet Festa e Pavarësisë së Shqipërisë-Jetlir-Kovaci-2

Më pas programi vazhdoi me pjesën kulturoro-artistike. Studentia Borana Alcani interpretoi poezinë “Gjuha Shqipe” të Gjergj Fishtës. Këngëtarja Elira Kovaçi ia shtoi gjallërinë programit me këngën “Kam qendisur një shami.” Një prezantim i trojeve shqiptare dhe aktiviteteve të USSHT që nga krijimi i tij e deri më sot u shfaq përmes një dokumentari të përpunuar nga USSHT. Studentia Ornela Kullolli interpretoi poezinë e autorit Mitrush Kutelit “Jam shqiptar Kosovar”. Surprizat nuk munguan, një lojë shpërblyese nga e cila u dhanë disa dhurata modeste për studentët ishte gjithashtu pjesë e programit. Skishte se si në këtë ditë të mungonte dhe vallja e bukur popullore, Elira dhe Doruntini me interpretimin e “Shotës së Anës së Malit” ia shtuan bukurinë kësaj mbrëmje. Mbrëmja nuk mbaroi aty. Grupi muzikor “Muzaka” gjallëruan atmosferën festive të Pavarësisë me një seri këngësh të bukura shqiptare, kurse të pranishmit e zbukuruan mbrëmjen me valle dhe argëtim.

USSHT duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, “İBB Gençlik Meclisi” dhe z. Kastriot Ponari për mbështetjen, shpreson në vazhdimin e aktiviteteve të perbashkëta me të gjithë studentët shqiptarë.

Me respekt,

Unioni Studentor Shqiptar – Turqi

Stamboll, 27.11.2016 

YouTube Preview Image