Zyrtarizohet Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mehmet Zenka – Video

November 28, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mehmet ZenkaParlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot propozimin e kryeministrit  Dushko Markoviq për riorganizimin e Qeverisë, që nënkupton ndarjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit, posti i ministrit i takon UDSH-së.

Në opinion është lakuar emri i kryetarit të UDSH-së, Mehmet Zenka.

Sipas gazetës Vijesti, në kabinetin e kryeministrit Markoviq do të jetë edhe njëri nga liderët e koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Mehmet Zenka, lider i Unionit Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/, do të këtë post edhe në përbërjen e re të qeverisë së ardhshme malazeze. Ai  është i vetmi shqiptar në qeverinë malazeze, edhe pse shqiptarët kërkojnë vazhdimisht pjesëmarrje më të madhe, së paku sipas proporcionit të tyre në shkallë vendi.

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mehmet Zenka-1

UDSH që në vitin 1997 kur përkrahu PDS-në e Milo Gjukanoviq-it, udhëheq me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e kanë drejtuar edhe pesë funksionarë tjerë të Unionit Demokratik të Shqiptarëve: Ferhat Dinosha, Luigj Junçaj, Gzim Hajdinaga, Fuad Nimani dhe Hamdi Hasani.

YouTube Preview Image