​Zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi, betohen ministrat

November 29, 2016   | Politika

zgjidhet Qeveria e re e Malit të Zi-Dje Kuvendi i Malit të Zi konfirmoi me 41 vota, nga 81 deputetë, Dushko Markoviqin kryeministër të ri të këtij vendi. Markoviqin e mbështetën deputetët e DPS-it, SD-së, BS-së dhe Koalicioni i shqiptarëve “Shqiptarët vendosmërisht”. Vetë Markoviqi raportohet të mos jetë deklaruar.

Në qeverinë që do ta drejtojë Markoviq kanë mbetur vetëm dy ministra nga Qeveria e Gjukanoviq, ndërkaq në të nuk është përfshirë asnjë serb, ndërsa një shqiptar vazhdon të jetë në krye të Ministrisë për të Drejtat Njerëzore dhe të Pakicave, transmeton Koha.net.

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mehmet Zenka

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviq, ministri i deritashëm i Arsimit, ndihmësministra e deritashme e Ekonomisë, Dragica Sekuliq është bërë ministre e këtij resori, Darko Radunoviq ministër i Financave, ministër i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Tuirizmit është zgjedhur Pavle Radulloviq, ministër i Punëve të Brendshme – Mevludin Nuhoxhiq, Ministër i Administratës Publike të Ndërmarrjeve – Suzana Pribilloviq, e Shkencës dr. Sanja Damjanoviq, ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur Srgjan Darmanoviq, ish-ambasador i Malit të Zi në SHBA, ndërsa Aleksandar Pejoviq është zgjedhur ministër për Çështje Europiane. Ministër i Sportit është zgjedhur vaterpolisti Nikolla Jankoviq, ndërsa i Kulturës Janko Lumoviq. Ministër i Bujqësisë është zgjedhur Millutin Simoviq, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, sikurse edhe Zoran Pazhina, që ruan edhe postin e ministrit të Drejtësisë, zëvendëskryeministër tjetër për Zhvillim Rajonal është zgjedhur Rafet Husoviq, e ministresh pa portofol mbetet Marija Vuçinoviq, ministër i ri i Arsimit është zgjedhur Damir Sheoviq, kurse i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq, ministër i Transportit është zgjedhedhur Osman Nurkoviq, i Punës dhe i Kujdesit Social Kemal Purishiq.

 Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave nga Mehmet Zenka-1

Ministër për të Drejtat e Njerëzore dhe të Pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga Koalicioni i shqiptarëve “Shqiptarët Vendosmërisht”.

Në kabinetin e ri qeveritar kanë mbetur vetëm dy nga ministrat e qeverisë që drejtohej nga Millo Gjukanoviq – Zoran Pazhin dhe Predrag Boshkoviq.

Në Qeverinë e Markoviqit nuk ka asnjë përfaqësues të serbëve. Markoviq mungesën e serbëve e ka arsyetuar me rrethanat politike, por është treguar i gatshëm të bëjë vend në qeveri për ata që janë të gatshëm për bashkëpunim.