Dritan Abazoviq: Ftesa e Dushko Markoviqit e pritshme

November 29, 2016   | Shtypi / Mediji

Dritan-AbazoviqFunksionari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq deklaroi se ftesa e Dushko Markoviqit dërguar partive opozitare që të jenë pjesë e Qeverisë është e pritshme sepse kryeministri është i vetëdijshëm se Qeveria nuk është legjitime sepse nuk është zgjedhur nga vullneti i lirë i qytetarëve. Këto komente ai i bëri pasi Markoviq ka theksuar se dyert e Qeverisë mbetën të hapura për përfaqësuesit e opozitës, e në veçanti të atyre nga Partitë që kanë marrë pjesë në punën e Qeverisë së besimit zgjedhor.

Abazoviq për agjencinë MINA, tha se opozita do të jetë pjesë e Qeverisë, por vetëm e asaj në të cilën nuk do të ketë vend për Partinë Demokratike të Ssocialistëve, e cila , siç tha ai, është arkitekte e të gjitha keqpërdorimeve zgjedhore dhe e devastimit moral të shoqërisë malazeze. Ai theksoi se i vjen mirë që në Qeverinë e re nuk do të jetë kryeministri i deritashëm Millo Gjukanoviq dhe tre ministrat, Branimir Gvozdenoviq, Petar Ivanoviq dhe Vujica Llazoviq. Mospërfshirja e personave të tillë në Qeverinë e re është një hap i mirë për Malin e Zi, deklaroi mes tjerash, Abazoviq.

RTCG