Nika: Mjer Selman i nënës ke të qajë më parë; A prijësit në krye a popullin e marrë …?!!

November 30, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe1.

( mos ma shihni për të madhe  e kam me të dëgjuar nga Edi…)

Edhe  për mua  po duket vlen ai konstatimi i njërit që tha   “ është  për  tu  habitur  , se si arrin konspiracioni serbo-sllav të manipuloj  ME TË GJITHË..,si me pushtetarët që morën pushtetin…,si me mërgimtarët..”…?!

Mbase unë edhe  nuk jam mirë…, por  po shoh se si që në hapin e parë  të integrimeve evropiane, vazhdojnë të jenë në veprim  do forca të nëndheshme  që vërsulën për të penguar e krijuar një atmosferë pasigurie  të  terri informativ  në çdo drejtim të jetës. Kështu vlen edhe rreth kapitujve të hapur  të procesit të përmendur të integrimeve evropiane-  O Zot  ç’po ndodhë me ne…?!

Sa nuhasim një lajm të mirë  në emancipim nacional në raport me qeveri, pason tjetri i keq , duke hedhur dyshimin edhe në  sinqeritetin e të parit?!

Cili ishte lajmi i mirë dhe lajmi i keq.

Mësuam  pakë më  parë , se  si në bazë të  një marrëveshjeje  të arritur në mes  të  “Shqiptarëve të vendosur” dhe qeverisë edhe drejtori i shkollës së Katërtkollës  do jetë nga partitë nacionale , kurse ky aktuali i DPS-së do transferohet në një vend tjetër..?!

Mirë do thoni ju , e unë mendoj  krejt ndryshe . Më i miri ishte ai i mëhershmi i DPS-së , i cili mesataren e nxënësve nuk e kishte të mjaftueshme  kështu si sot  që na la ky  që shkoi dhe  mund të na lërë edhe ky që do  vij .

Për mua si prind dihet  se kjo  është tmerr ?!!

E tashti të shohim lajmin e keq.

intelektuali– PO DUKET I VETMI-  Ali Salaj  ,  tërheq vërejtjen në shkrimin e vet se pengesa në kapitujt e hapur    për   integrime   të  Malit  të Zi nuk ka dhe se  u bënë shpejt  e shpejt të realizueshme  para evropianëve  duke shtuar edhe këtë: “Kështu, fjala vjen, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura, pasi që iu bë skriningu apo ekzaminimi, ose siç njihet ndryshe “kontrolli sistematik”, u hap më 15 prill 2015 dhe u mbyll po atë ditë. Ndërkohë, është më se e ditur që arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi përballet me probleme të shumta. Edhe me këtë rast përfaqësuesit politikë të shqiptarëve u vonuan dhe gjatë ekzaminimit nuk paraqiten vërejtje dhe nuk lobuan që çështjet e arsimit shqip të rishikohen dhe mundësisht kapitulli në fjalë të mbetet i hapur deri në realizimin e objektivit.” Etj.etj…, vazhdon Salaj”

Dhe tashti po më mundon shejtani: A mos kemi të bëjmë këtu me ndonjë pazar politik funksionesh , sipas parimit , nuk po ankohemi në kapitujt e hapur para botës , nëse na e lëshoni ne këtë post…?!

Po ku janë more aman , të gjithë ata e këta… , që bënë studime e tryeza të rrumbullakëta  për arsim dhe botuan libra e kumtesa  duke zhvatur para e dollar deri në Amerikë, qoftë para partive , qoftë para shoqatave jo qeveritare e kombëtare?!

Tashti , pasi e dëgjuam këtë, them të vërtetën edhe kam filluar të dyshoj…?!

Fatkeqësisht jam i detyruar të them, për mua ,lirisht dhe mjerisht   ( paçin dritë dhe rahmet,tanë sa janë krye për emër sepse shihet se  kanë bllokuar në proces-  tokë së bashku që do të na kushtojë  nesër kur të gdhijmë në familjen evropiane.

 

Vazhdon:  Si do gdhijmë nesër në Evropë, pa vërejtje në kapitujt e hapur….?!!