Mali i Zi sjell ofertën turistike dimërore dhe të Vitit të Ri në Tiranë

December 1, 2016   | Turizmi / Turizam

Oferta turistike e Malit te zi-1Organizata turistike kombëtare malazeze, në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi organizuan të hënën në Tiranë një takim promocional të ofertës turistike dimërore nën moton “Dielli, dëbora dhe deti”. Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Dusan Mrdovic u shpreh se Mali i Zi do të ofrojë paketa të lira turistike për qytetarët shqiptarë. Ai vlerësoi se marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona janë një shtysë më tej për tërheqjen e qytetarëve shqiptarë drejt bjeshkëve malazeze

 

Tregu turistik shqiptar po ndeshet me konkurrencën e fqinjëve, që ofrojnë çmime më të ulta. Organizata turistike kombëtare malazeze, në bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi organizuan të hënën në Tiranë një takim promocional të ofertës turistike dimërore nën moton “Dielli, dëbora dhe deti”. Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Dusan Mrdovic u shpreh se Mali i Zi do të ofrojë paketa të lira turistike për qytetarët shqiptarë.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona janë një shtysë më tej për tërheqjen e qytetarëve shqiptarë drejt bjeshkëve malazeze. Është inkurajues numri i turistëve shqiptar që pushojnë në Mal të Zi, tha ambasadori Mrdovic, ndërsa shtoi se nevojitet një lidhje më e mirë infrastrukturore mes dy vendeve, ç’ka do të rriste lëvizjet mes qytetarëve të dy vendeve. Ai bëri të ditur se po punohet në këtë drejtim për vendosjen e lidhjeve liqenore e detare , konkretisht duke lidhur Tivarit me Shkodrën e Budvën me Durrësin. Gjithashtu Mrdovic, u shpreh se një projekt tjetër që do të rrisë lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve si dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit është edhe vendosja e linjës detare Budva-Sarandë. Bashkëpunimi dypalësh, theksoi diplomati malazez do të mbështetet edhe nga fondi i Bashkimit Europian, në kuadër të programit për promovimin e forcimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe zhvillimit socio-ekonomik në rajonet kufitare. Ndër prioritetet e programit është edhe nxitja e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Për sezonin e ri dimëror autoritetet malazeze nga Tirana shprehen optimiste, duke u bazuar në gatishmërinë e qendrave turistike bjeshkore, hotelet e reja të konsiderueshme të kategorisë së lartë, hotelet e vogla të sapo hapura, programet festive të pasura përgjatë bregdetit malazez dhe rezervimet e konsiderueshme të konfirmuara deri tani. “Lidhja e fuqishme e potencialeve të veriut dhe të jugut, bjeshkës dhe detit, llojshmëria e theksuar e peizazhit dhe kushteve klimatike, cilësia dhe përmbajtja autentike e ofertës turistike dhe hotelerike i japin mundësi Malit të Zi për të formuar një ofertë turistike komplekse për dimrin si në det ashtu edhe në bjeshkë që mund ti përshtatet shijeve të ndryshme të turistëve bashkëkohorë të të gjitha moshave. Të gjitha pistat e skijimit janë në funksion, çmimet e shërbimeve kanë mbetur të volitshme”, theksoi kryetarja e Organizatës Turistike Kombëtare të Malit të Zi, Ljilana Cukic.

Ofertat e sezonit turistik

2016-2017 dhe të vitit të ri

Në sezonin e ri dimëror 2016-2017 Mali i Zi hyn me pritje optimiste të bazuara mbi gatishmërinë e qendrave turistike bjeshkore, hotelet e reja të konsiderueshme të kategorisë së lartë, hotelet e vogla ekskluzive sapo të hapura, programet festive të pasura përgjatë bregdetit malazez dhe rezervimet e konsiderueshme të konfirmuara deri tani. Lidhja e fuqishme e potencialeve të veriut dhe të jugut, bjeshkës dhe detit, llojshmëria e theksuar e peizazhit dhe kushteve klimatike, cilësia dhe përmbajtjet autentike të ofertës turistike dhe hotelierike i japin mundësi Malit të Zi për të formuar një ofertë turistike komplekse për dimrin si në det ashtu dhe në bjeshkë që mund t’i përshtatet shijeve të ndryshme të turistëve bashkëkohore të të gjitha moshave. Hotelet e reja: Sheraton Kolashin, hotelet e vogla luksoze. Sezoni i ri sjell një cilësi të përmirësuar të ofertës dhe shërbimit në të gjitha segmentet e turizmit. Starwood Hotels dhe Resorts Worldwide i hapin dy hotele në Kolashin, dha ata Sheraton (më 16 dhjetor) dhe The Westin Kolashin Resort. Hapja e dy brand hoteleve në Kolashin kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme përforcimit të pozicionimit të Malit të Zi si një destinacionit turistik me cilësi të lartë. Niveli i tillë i hoteleve i tërheq mysafirët që i zgjedhin destinacionet ku ndodhen këto hotele. Hotelet e vogla sapo të hapura me nivel të lartë të shërbimit, si dhe oferta e pasuruar me Wellness dhe SPA përmbajtjet në disa nga hotelet ekzistuese, në mënyre të konsiderueshme kanë kontribuar përmbajtjes së ofertës së akomodimit për këtë sezon turistik si në pjesën bregdetare, ashtu dhe në pjesën bjeshkore të Malit të Zi. Turistët nga Franca edhe këtij viti do të vijnë për skijim në Kolashin përmes rezervimeve të agjencive në formë të çmimeve 7-ditore në hotelin Bianca Resort and Spa në Kolashin. Mysafirët nga Franca do të vijnë me fluturim të Montenegro Airlines nga Parisi. Montenegro Airlines – çmimet me te uleta te biletave te avionit gjate sezonit. Kompania ajrore kombëtare Montenegro Airlines me qellim të promovimit të Malit të Zi si destinacionit të dëshirueshëm turistik ka sjell një sërë të kushteve të volitshme për udhëtime nga Podgorica ose Tivati për bileta vajtje-ardhje me çmime të ulëta për relacione drejt shumë qyteteve evropiane (Beograd, Lubjane, Romë, Vjenë, Cyrih, Frankfurt, Paris, Meskë) në periudhë nga 7 nëntori i vitit 2016 deri me 25 mars 2017, me përjashtim të periudhës nga 20 dhjetori 2016 deri më 10 janar 2017. Të gjitha pistat e skijimit janë në funksion, çmimet e shërbimeve kane mbetur të volitshme Qendrat malazeze të skijimit Zhablak, Kolashin, Vuçje dhe Turjak kanë formuar çmimet që edhe këtij viti janë shumë të volitshme. Në pjesë të akomodimit si në sferën private dhe atë të hoteleve, çmimet janë të ndryshme dhe të pranueshme varësisht nga lloji dhe kategoria e akomodimit. Në Zhablak çmimi i akomodimit privat është 10 euro për person gjatë sezonit dimëror përveç për periudhës së festave të fundvitit kur do të jetë 15-20 euro. Çmimet e akomodimit me mëngjes dhe darkë në hotele të Zhablakut janë nga 27 euro (3 yje) dhe nga 44 euro (4 yje). Akomodimi në Kolashin në sektorin privatë do jetë 10-25 euro për person. Çmimet e akomodimit në hotele: Në hotele në Kolashin akomodimi (me mëngjes dhe darkë për person) mund të rezervohet me çmim prej 13 euro në hotele me 2 yje, 23 euro në hotele me 3 yje dhe 65 euro në hotele me 4+yje. Fjetja me mëngjes në Ski Qendrën Vujçe varësisht nga tipi i dhomës kushton 20-35 euro për person. Sa i përket çmimeve të ski pass, për shembull, ski pass njëditor për të rriturit është 15 euro në Kolashin (Kolashin 1450) dhe në Zhablak (Savin kuk), 10 euro në ski qendrën VUçje, 8 euro në Javorovaca, 6 euro në Turjak. Qiraja e pajisjeve është nga 5 euro në Turjak, 7-10 euro në Zhablak, 10 euro në Vuçje, 13 euro në Kolashin. Çmimet për ski pas disaditore dhe për grupet e organizuara janë me zbritje të konsiderueshme. Të gjithë teleferikët dhe pistat në të gjitha vendet e skijimit në Mal të Zi këtij sezoni do të jenë në funksion. Në vende të skijimit do të organizohen party ditore, promocionet dhe programet argëtuese. Përveç skijimit, sajeve, bording, ecjes me pallaska dëborë gjatë ditës dhe natës, snoë- kite, në bjeshkët e Malit të Zi mysafiret mund të kënaqen me oferta speciale të agjencive dhe çmimet e tyre: variantet dimërore të kalërimit, raftin, xhip safari, ngjitjes në shkëmbinj natyrale dhe artificiale, vozitje me saje motorike nëpër bjeshkët Durmitor, Sinjajevina, Bjellasica, Komovi… dhe me forma të tjera me ekstreme të aktiviteteve në bjeshkë. Etno fshatrat e shumta siç janë Montenegro, Jatak, Nevidio, Stavna, Izlazak, Vukovic dhe shumë të tjera ofrojnë akomodim të këndshëm dhe gjatë dimrit organizojnë edhe shëtitjet atraktive, çmimet të skijimit dhe ngjitjet alpiniste…Dimri në bregdet: argëtimi me i mirë festiv në rajon/Sheshet e lashta bregdetare që mbajnë mend shekujt, në kohëra të fundit mbajnë mend edhe pritjet spektakolare të Vitit të Ri. Nga viti në vit numri i njerëzve qe dëshirat e veta të Vitit të Ri i bëjnë në bregdetin malazez është gjithë e me i madh. Programet argëtuese dhe koncertet disaditore të artistëve nga rajoni nëpër sheshet e qyteteve bregdetare, atmosfera gazmore nëpër rrugët, lokalet, restorantet, hotelet… janë bërë sinonim për një argëtim më të mirë festiv në rajon dhe këtij viti do të sjellin mijëra mysafirë në bregdetin tonë. Të gjithë janë gati: Budva, Tivati, Herceg Novi, Tivari kanë punuar shumë në lidhje me promovimin e këtyre evenimenteve dhe të gjithë këtij viti i kanë programet jashtëzakonisht cilësore, të llojllojshme dhe dinamike si dhe parashikimet e mira për numër të madh të vizituesve. Budva që e mban epitetin e argëtimit më të mirë në rajon për natën e ndërrimit të viteve, edhe këtë vit e arsyeton me programin nën kalanë e vet. Me 31 dhjetor programi ia fillon me koncertin e grupit malazez “Perper”, pastaj koncerti i Zeljko Joksimovic. Më 1 janar gjatë ditës do të mbahet koncerti solemn tashmë me tradicional i bandës “Mediteranski revijski orkestar”, kurse në mbrëmje do të shfaqen grupi Highëay Trio, Sergej Cetkoviç, grupi Parni valjak. Me 2 janar mysafirët do t’i argëtojnë Vanja Radovanovic, grupi Frajle, Neno Belan. Edhe në hotele të Budvës si tradicionalisht organizohet një program i pasur për festat e fundvitit. Në hotel “Splendid Resort&SPA” mysafirët do t’i argëtojnë Hari Mata Hari, Jelena Tomasevic, Haris Dzinovic, si dhe orkestra e Zuti Serhatlic, kurse në hotelin Palas për atmosferë të mirë janë të detyruar Dragana Mirkovic, Sergej Cetkovic, Petar Graso, Danijela Martinovic dhe orkestri i Aca Sofronijevic. Në Tivat me 31 dhjetor në Vit të Ri mysafirët do të hyjnë me DJ Perry, Nina Petkovic dhe grupet “Dan poslije” dhe Prljavo kazaliste. Më 1 janar koncerti në mesditë do ta mbaj Ana Rucner, kurse në mbrëmje mysafirët do t’i argëtojnë DJ Perry, Vanja Radovanovic dhe Haris Diinovie. Shoqata e sipërmarrësve në kuadër të organizimit të pritjes së Vitit të Ri në periudhë nga data 27 dhjetor deri më 3 janar në shëtitore të qytetit Pine do të organizojë stendat ku do të shërbehet ushqimi dhe pijet. Hotel Regent Porto Montenegro ka përgatitur një çmim special të Vitit të Ri me fjetje dhe darkë solemne të Vitit të Ri. Herceg Novi këtij viti e ka një nga programet më të mira që janë organizuar deri tani për festë të Vitit të Ri në këtë qytet. Qytetarët dhe mysafirët e këtij qyteti me 30 dhjetor ia fillojnë me festim në sheshin e Nikola Durkovic ku në ora 21:00 do të shfaqen grupet Toe dhe Tropico band. Pritja e Vitit të Ri me 31 dhjetor është organizuar në shesh edhe për të vegjlit – Viti i Ri i fëmijëve (në ora 11 – 14h), dhe do t’i argëtojë Santa Panta dhe klounet. Programi do të vazhdohet me interpretim të Perpetumobile bend në ora 21 h, dhe pastaj Dzenan Loncarevic. Eshtë parashikuar edhe ulja e Baba Dimrit nga Kulla e Sahatit në mesnatë. Më 1 janar 2017, nga ora 21h në shesh do të janë koncertet e St.Luis band dhe Lexington band. Pritja solemne e Vitit të Ri organizohen edhe në hotelin Palmon bay si dhe në Kafenen e Qytetit, si dhe në shumë lokale në Skver. Tivar këtij viti për mysafirët e vet e ka përgatitur një program të paharrueshëm për festat e fundvitit. Happening i Vitit të Ri në Tivar mbahet nga 26 dhjetori deri me 2 janar. Çdo ditë do të jetë Bazari i Vitit të Ri nga ora 16 deri në ora 22h, DJ party nga 16h deri në 19h, dhe koncertet nga 19h deri në 22h. Më 26 dhjetor do të shfaqen SHKA “Jedinstvo”, Klapa “Jedinstvo”, Etno grupi “Zora”, Etno grupi “Luca”, Pljevaljski tamburasi. Më 27 dhjetor SHKA “Rumija”, Haris Babajic, Ema Civovic, Ibrahim Mckie. Më 28 dhjetor mysafirët do t’i argetojnë SHKA “Sv. Jovan Vladimir”, Tata Mata band, Grim band, më 29 dhjetor Habanera, Darko Martinovic, “Padrino band”, ndërsa për datën 30 dhjetor janë parashikuar koncertet e Rajko Jolicic, Nemanja Bogicevic, Andrea Demirovic, grupit Ëho See. Më datë 31 dhjetor në ora 13h vogëlushët do të argëtohen me Santa Panta. Mysafiret e Tivarit Vitin e Ri do ta presin me grupin Katapult dhe me Severina, kurse me 1 janar do të jenë aty Akademia dhe Bajaga. Edhe kryeqyteti Podgorica këtë vit e përgatit programin e pasur. Më 31 dhjetor do të organizohet koncerti i Vitit të Ri për fëmijët dhe programi argëtues, kurse në mbrëmje koncerti i Knez dhe Zoran Kalezic, si dhe interpretuesve malazez. Më 1 janar do të mbahet koncerti i grupit Miligram dhe muzikantëve malazeze. Nga 19 dhjetor deri më 31 dhjetor do të organizohet Bazari i Vitit të Ri në Sheshin e Pavarësisë. Në hotelin Hilton Podgorica Crna Gora me 31 dhjetor dhe me 1 janar mysafirët do t’i argëtojnë Lepa Lukic, Mogul Bend dhe Bane Nedovic me bande. Në Verde complex me 31 dhjetor do të jenë Marija Serifovic dhe Danijel Alibabic, kurse më 1 janar Zeljko Joksimovic dhe Danijel Alibabic. Hotelet e shumta organizojnë programet spektakolare për festen e fundvitit. Ne hotel Bianca Resort and Spa gjatë festave të fundvitit do të jenë argëtues Bane Mojicevic, Vanja Mijatovic dhe Rada Saric. Në hotelin Onogost ne Niksic natën e Vitit të Ri do të interpretojnë Goca Trzan, Dejan Raicevic, kurse me 1 janar Marija Serifovic dhe Teska industria, me 2 janar Aco Pejovic dhe Senkina djeca. Çmimet e akomodimit ne hotele ne bregdet gjate festave varësisht nga kategoria dhe  standardi do te jene nga 16 euro (2*), 20 euro (3*), nga 25 dhe me shume (4*+) – (për person). Çmimet ne akomodimin privat do te jene nga 5 deri ne 30 euro ne dhoma, dhe nga 20 euro ne apartamente. Mina Hysa

Gazeta 55

Oferta turistike e Malit te zi