Nika: Ali Salaj ra në luftë me Haxhi Qamilat…?!

December 2, 2016   | Opinione

Ali Salaj_ Filmi kosovar ne kerkim te identitetitShkruan: Muhamet Nika,

Si do gdhijmë nesër në Evropë, pa  vërejtje në kapitujt e hapur….?!!(2)

Kur lexova edhe më tej  shqetësimin e  gazetarit Ali Salaj, rreth fatit të bisedimeve evropiane për kapitujt e hapur  në  arsim e kulturë, mu kujtua drita e kuqe e ndezur në automjet dhe  njëkohësisht edhe më keq ,  fati tragjikomik  i një fshatari torollak dhe aventurist nga Shqipëria e Mesme cili edhe ai desh e bëri një Shqipëri allaturka që njihet si  puna  apo shteti i Haxhi Qamilit…?! Sot,  sjellja  dhe veprimi i tij shërben si kuptim metaforik të politikanëve  shqiptarë me  sahat të ndalur..?!

Fillimisht çfarë deklaron  Salaj:

Në këtë fazë, përfaqësuesit e subjekteve politike të shqiptarëve dhe shoqatat civile duhet ta njoftojnë Këshillin Evropian dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë  për gjendjen e krijuar në mediat e pakicave dhe t’i imponojnë pushtetit të Malit të Zi kriteret e qarta dhe të vazhdueshme për mbrojtjen dhe zhvillimin e mediave në gjuhën shqipe. Ata duhet të kërkojnë subvencione të sigurta për mediat në gjuhën shqipe, pa rrezikuar pavarësinë e tyre nga ndërhyrjet e mundshme të shtetit…”?!

Dhe tashti edhe  më afër-  çfarë bëri  tjetër  Haxhi Qamili..?!

Në kohën kur  në Shqipëri e pësoi edhe princi i bukur Vid( që një mend ishte i bukur).Koha kur Noli shkruante : Te ura te ura / vraponi o burra…, duke mos kuptuar këtë të Abazoviqit?! Vërejmë   që Vidi gjerman,  të qahej  për ministrat e vet shqiptarë,  se e fillonin orarin e punës diku në ora 12 të ditës, pasi tërë natën kishin bredhur  lokaleve të Tiranës me mense, femra e raki dhe në zyrë u vinte era legen…?!

Mu  në këtë kohë , një fshatar injorant,  por kopuk , bën një polici  të veten me të cilën pushtoi disa qytetet të Shqipërisë dhe kish dalë në rrugë  me parullën  “ Duam Babën, duam Bablën…?! Po kush nuk e do babën do pyesni Ju?!!.

Jo ky donte baba dauletin-  kthimin e Sulltanit- mundësisht Hamitit..?!!

Ky duke ëndërruar kthimin e turkut, shkoi aq larg , sa që njëherë ndaloi e shqepi në dru edhe do të rinj kosovarë “  që po kalonin pa e pyetur atë nëpër Shqipërinë e tij..”,  për tu shkuar në ndihmë shqiptarëve  të jugut që kishin filluar luftë  me grekë…?!

Pra  shihet se i kish mbetur fare sahati . Bile thuhet se pati sukses dhe  u ngjit edhe në ballkonin e shtëpisë së  pavarësisë , në Vlorë ku u ngrit flamuri.  Dhe pasi hyri e u ngjit aty…, nuk diti se çfarë të bënte pasi ish po duket me dy mendje : a të  mbaj  një fjalim apo të kërcej me ministrat e vet para se të valëviste flamurin turk në vend të atij shqiptar e kur e bëri , hoqi dorë nga fjalimi dhe filloi të kërcej…?!!

Si do gdhijmë nesër në Evropë

Edhe pse shpresa vdes e fundit dhe po ndodhë që Mali i Zi , pa përmbushje te të drejtave  të pakicave   të  zbardh  në Evropë dhe ne kuptohet bashkë me te, atëherë kemi frikë se do  zbardhim po duket   të vdekur nga” gilicimet” e këmbës.

Që  simbolikisht do thotë se  ka  shumë mundësi që edhe vetë  autopsia  mjekësore   e demokracisë moderne, të konstatojë se “ kur vdiqëm ..”, vdiqëm  nga të qeshurat(e  në gjendje  të gëzueshme ) të politikës nacionale dhe të  sektorit civil- pra bashkë  me të  tërë atyre  që janë të vendosur  dhe  të atyre me një qëllim?!

Duke  rezultuar   kështu se na  mungonte  vetëdija për një  statusi  më  të  avancuar politik  te të drejtave  – ashtu si  dikur çamëve  në Greqi…?!!

Shih këtu më shumë një intervistë time me zotin Ali Salaj , në kohën para Haxhi Qamilëve….

Muhamet-Nika-Sekretar-i-Lidhjes-Demokratike.ne-male-te-zi

(Vazhdon):

  1. Këshilli Nacional nëse deri dje ishte i dëmshëm sot është i rrëzikshem…?!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„