Valbone Hoxha Gjikoli, shqiptarja e parë deputete ne Vouvry – Zvicer nga Ulqini

December 5, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

Valbone Hoxha Gjikolli, shqiptarja e parë deputete ne Vouvry – ZvicerFoto: Le Nouvelliste

Valbone Hoxha Gjikoli është një protagoniste e re në skenën politike zvicerane. Ajo është femra e parë shqiptare e zgjedhur  në asamblenë komunale, në rrethin ku jeton gjegjësisht në atë të Vouvry të Valais.

Ajo pos një detyre si këshilltare në Këshillin e Bashkisë së kësaj komune, do të mban edhe një post të deputetes në lëvizjen  qytetare “Vouvry lëviz , në komunën e Vouvry të Valais të Zvicrës

45 vjeçarja Valbone Hoxha Gjikoli e cila ka prejardhjen nga Ulqini, ajo ka kryesuar lëvizjen e mirënjohur qytetare “Vouvry lëviz apo “Vouvry en mouvement” e cila do jetë ne ekzekutivin e komunës së Vouvryt në  legjislaturen për periudhën e vitit 2017-2020.

Lajme nga Ulqini ju uron suksese dhe realizimin e premtimeve!