Dhuna ne Familje Paraqitje e Situates Aktuale – Konferencë nesër

December 7, 2016   | Ngjarjet - Events

Dhuna ne Familje Paraqitje e Situates Aktuale - KonferencëNesër në hotelin “Dolcino” me fillim në ora 10.00, do të mbahet konferenca “Mbrojtja nga dhuna në familje në praktikë-bazuar në studimet e rastit”. Kjo konferencë organizohet në kuadër të  “16 ditëve aktivizëm kundër dhunës ndaj grave”  të cilën SOS telefoni për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës organizon me përkrahjen e Delegacionit të Unionit Evropian, raporton portali Tv Teuta.

Fushata përveç kësaj konference do të përfshijë edhe aktivitete të tjera të cilët do të organizohen në kuadër të projektit “Mbrojtja nga dhuna në bazë gjinore- kusht për demokraci dhe shtetin e të drejtës”.  Në konferencë fjalën e vet për këtë temë do ta thonë edhe mjaft figura publike, puna e të cilëve është e lidhur ngushtë me problematikën në fjalë.

Dhuna ne Familje Paraqitje e Situates Aktuale-1