Komuna Ulqinit: Vazhdon ( mos) realizimi i projektit NP”Vodacom” – Video

December 7, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Komuna Ulqinit-Vazhdon -mos-realizimi i projektit NP-VodacomNP”Vodacom” i pakenaqur me realizimin e kerkesave ndaj ujesjellesit, kurse në anën tjetër drejtori i kësaj ndërmarrjeje,  Fehim Avdiu cekën ka zvarritje dhe vonesë në implementimin e investimeve nga ana e NP”Vodacom”, raporton Hatixhe Nelaj për portalin TV Teuta.

Çështja e investimeve në Ujësjellës Kanalizime në komunën e Ulqinit është zvarritur tash tre vite,dhe është në vonesë të madhe .

Akoma nuk është bërë plani për implementim të projektit ku duhet të përcaktohet konsultanti për implementim ,dhe koha për përgaditjen e këtij plani zgjatë më së pakti 1 vit, deklaron për televizionin Teuta drejtori i kësaj ndërmarrjeje Fehim Avdiu.

“Çështja e zvogëlimit të numrit të punëtorëve njëherë në 120 e pastaj në 100 është duke u zvarritur po ashtu tash më shumë se dy vite,por ne kemi bërë të pamundurën që të zvogëlojmë numrin e tyre në 136. Për të realizuar këtë kërkesë të Vodacomit dhe KFW Bankës na nevojitet ndihma e komunës”, thotë Avdiu.

Drejtori Avdiu shpreson se kompententët e komunës do të dinë të vlerësojnë peshën e këtij projekti kapital ,dhe do të angazhohen në zgjidhjen e problemit për të punësuarit.