Të gjithë në këmbë për të duartrokitur Rozana Radin -Video

December 8, 2016   | Lajmet / Vijesti

Rozana RadiÇfarë mbrëmje e paharrueshme. E pakrahasueshme dhe e pabesueshme. Këngëtarja Rozana Radi ka performuar sonte në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2016” këngën e saj “Ma thuaj Ti”.

Që nga publikimi i kësaj kënge në fazën e parë të konkurrimit, Rozana është vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku për interpretimin e saj, madje duke e cilësuar si një prej favoriteve për ta fituar edicionin e 18-të të “Këngës Magjike”.

Në Pallatin e Kongreseve sonte (e mërkurë) Rozana performoi e 21-ta me radhë, teksa performanca e saj u pëlqye aq shumë, sa që në përfundim të saj, shumë nga të pranishmit u ngritën në këmbë për të nderuar këngëtaren.

Pasi përshëndeti publikun, Rozana u detyrua të kthehej edhe njëherë në skenë, për të shijuar duartrokitjet e shumta që i dhuruan të pranishmit.

“Ma thuaj ti” është baladë e punuar nga Elgit Doda, tekstin e së cilës e ka shkruar vet këngëtarja, ndërsa trajton temën e fuqisë së femrës.

SYRI

YouTube Preview Image