SH.B. “Rumia” këtë të diele vazhdon me markimin dhe pastrimin e shtegut Millë – Ostros

December 9, 2016   | Ngjarjet - Events

Shoqata e bjeshkatarëve Rumia - UlqinSH.B. “Rumia” këtë të diele vazhdon me markimin dhe pastrimin e shtegut Millë – Ostros
Ne pajtim me planin e punës, SHH ”Rumia”, këtë të diele, me datë 11.12.2016, do të vazhdojë markimin dhe pastrimin e shtegut nga shkolla e Millës, duke kaluar nëpër Leqet, Trilera dhe për të përfunduar në Ostros. Ky aktivitet është nisur javë më parë.

Për këtë aktivitet shoqata fton te gjithe aktivistet si dhe vullnetarët që pëlqejnë bjeshkatarinë që ti bashkangjiten këtij aktivitieti.

Vendtakimi i të gjithë atyre që do të jenë pjesmarrës në këtë aktivitet do të jetë oborri i Komunales( te rrethi) ne ora 7 e 30 kurse pjesa tjetër e pjesmarrësve do të bashkangjiten te shkolla e Millës në ora 8:30.

Pjesëmarrësit të kenë me vehte ushqim për nji dite dhe vegla dore ( kmese, dorza). Për të gjithë këtë kusht eshte moti i mire.

Mirë u takoshim!

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin Facebook