Zhdukja e 4 mijë eurove është “E Vertet apo Jo”

December 10, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Qendra për Kulturë UlqinNjë hap spekulativ në drejtim të së ardhmes në financimin e komunës së Ulqinit po tenton të bëjë gazeta “Dan”. Pse!? Përputhshmërisë dhe Administrimit të Fondeve nga Komuna Ulqinit jo vetëm që nuk ekziston por ekzistenca e ture është fshehur nga arsye të paqarta nga disa institucione.

Nga intervista e drejtorit të Qendrës për Kulturë Astrit Salaj japur portalit TV TEUTA, thuhet se spekullimet e gazetarit “Dan” jan të pasakta.

 

Në lajmin e djeshëm nga gazeta “Dan” e transmetuar nga portali Ul.info tronditi opinjonin e gjërë.

Në fillim të vitit në Qendër për kulturë: ZHDUKEN KATËR MIJË EURO

Katër mijë euro të cilat Komuna e Ulqinit në fillim të vitit ia ka paguar Ndërmarrjes publike „Qendra për kulturë“ për organizimin e Festivalit tradicional të këngës për fëmijë, janë zhdukur nga kjo ndërmarrje dhe nuk mund të gjurmohen, shkruan „Dan“.

Siç precizohet, parat në mars janë paguar në xhiro llogarinë e Qendrës, gjë që e vërtetoi kryetari i atëhershëm i Komunës Fatmir Gjeka. “Duhet të vërtetohen si janë shpenzuar këto mjete, shpresoj që jo pa dedikim”, deklaroi ai.

Drejtori i tanishëm i Qendrës për kulturë Astrit Salaj, i cili në këtë funksion erdhi në fund të qershorit, tha se këto para nuk janë në llogari dhe se nuk ekziston dokumentacioni ku janë shpenzuar.

Salaj në atë vend ka zëvendësuar Dr. Nail Dragen, funksionarin e lartë të Forcës së re demokratike.

astrit-salaj-1

Portali TV Teuta:

Salaj: Shkrimi në “Dan” i pasaktë , paratë i janë paguar organizatorit për festivalin e fëmijëve

Drejtori i Qendrës për Kulturë Astrit Salaj, tha për televizionin Teuta se 4.000 eurot e paguar nga Komuna e Ulqinit, nuk janë zhdukur , siç shkruan gazeta “Dan” në numrin e sotëm, por janë paguar në mënyrë të rregullt për organizimin e festivalit të fëmijëve.

Salaj tha se gazetari i gazetës “Dan” e ka kontaktuar në lidhje me çështjen, por nuk e ka marrë parasysh deklaratën, dhe se fjalët në tekst nuk janë të tijat. Artikulli në gazetën “Dan” është mjaft i paqartë , pasi paratë mund të shpenzohen në mënyrë jo të rregullt, por zhdukja e tyre nga llogaria bankare pa lënë gjurmë nuk është e mundur.