Në Prizren, në 10 vetorin e ansamblit “Lidhja e Prizrenit”, merr pjesë SH.A. “Tradita”

December 11, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-NË PRIZREN, NË 10 VETORIN E NJË ANSAMBLI…

Sejmen Gjokoli:  Na mblodhi prapë ” Lidhja e Prizrenit”, në Prizren

Këtë radhë Lidhja kulturore, Ansambli Folklorik që mban të njejtin emër, si Lidhja e parë…
Ansambli i Këngëve dhe Valleve ” Lidhja e Prizrenit, kremton 10 vjetorin e themelimit e nisjes së veprimtarisë dhe na ka ftuar që festën ta ndajmë bashkë.
Me mjaft kolegë të tjerë, drejtues grupesh folklorike e organizatorë festivalesh, nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e vendas kosovarë.
10 vite punë, veprimtari, pjesëmarrje, vlerësime e çmime pa fund për këtë Ansambël nga më seriozët artistikisht në trojet shqiptare.
E kam parë nga afër shpirtin dhe fuqinë artistike në Vlorë, në Aulona Folk Festival, por mbi të gjitha në ditët kur festohej 100 vjetori i Pavarësisë.
Ishte koha kur Tupanat dhe Cyrlat e Usta Ilirit me shokë i kthyen rrugët dhe sheshet e qytetit të Flamurit në mjedise spektaklesh artistike të pa përsëritshme.
10 vjetori më dha rastin të përcjell edhe një herë, këtë radhë në shtëpinë e tyre, një koncert tejet të bukur me këngë e valle popullore, mbajtur në shtëpinë e kulturës së qytetit.

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-1
Me këtë rast këtu do të takoja edhe disa nga miqtë e mi nga Kosova e Maqedonia, Bedri Saliun e “Karshiakës” së Shkupit, Shaqir Hasin e ” Shote Galicës” së Drenasit, Dritan Kurtin e ” Traditës” së Ulqinit por edhe këngëtaren ikonë të këngës popullore shqiptare Shkurte Fejzaj me vajzën e saj, këngëtaren Gresa Behluli.
Një falenderim i veçantë për Drejtorin e Ansamblit, Jeton Qafleshi; Koreografin Gazmend Dërvishi dhe menaxherin Bajram Basha.
Të tre miqtë e mi të mirë.
Urime 10 vjetori, anëtarë dhe drejtues të Ansamblit ” Lidhja e Prizrenit”!
Qofshi edhe 100 vite të tjerë në skenë, me këngë e valle!
Prizreni, më i bukur me Ju !

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-2

Jeton Qafleshi: Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” kremtoi dekaden e parë të punës

Magjia e folkut në Prizren mbledhë aktivistet e kultures duke filluar nga drejtues të ansambleve , drejtorë dhe organizatorë të festivaleve nga te gjitha trevat shqiptare …
Ansambli ” Lidhja e Prizrenit ” kremtoi dekaden e parë të punës me me miqtë nga : Tirana,Vlora,Durrësi, Peshkopia,Shkupi, Ulqini ,Tetova etj.
Prezenca e tyre për të kremtuar së bashku 10 vjetorin e ansamblit i’a rritë edhe më shumë kremtës sone vlerën , pasi për 10 vite bashkpunuam dhe krijuam ura lidhëse në mes nesh.
“Lidhja e Prizrenit ” mblodhi shumë miq reth vetës por kësaj radhe për të festuar jubileun , dhe për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme …

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-7
Shpreh falenderimet e veqanta për : Prof Ermir Dizdari , njohës shumë i mirë i muzikës dhe folklorit , Z/ Fuad Haxhibeti , drejtor i turizmit në Ulqin dhe organizatorë i festivalit ndërkombëtar
” Dolcinium” Z/ Sejmen Gjokoli , drejtor i festivali ndëkombëtarë Aulona folk festival, Z/ Gëzim Alimehmeti , valltari i ansamblit të këngëve dhe valleve popullore Tirane , Z/ Istref Dobi -Bebi , drejtor i muzeut kombëtar të pavarësisë , Z/ Burhan Saliu , drejtor i AKV ” Karshiaka ” Shkup dhe Amir Mahmuti Sekretar i AKV Karshiaka , Z/ Arian Plaku , koreograf i qendrës kulturore të fëmijeve Durres si dhe drejtorin e qendrës kulturore të fëmijëve të Durresit njëherit edhe organizatorë i festivalit ndërkombëtarë të fëmijeve”Fest Loja “,Z/ Hajri Ismani nga SHKA “Jehona e Malësisë sharrit Tetovë , Z / Veli Vraniqi , drejtor i festivalit mbarëkombëtarë ” Oda Dibrane: Dritan Kurti dhe Sabria Salaj, drejtues të SHKA ” Tradita ” Ana e Malit” Ulqin , Z. Shaqir Hasi , drejtues i SHKA “Shote Galica ” Drenas, Z/ Osman Ahmeti nga Shka ” Bresana ” Opoj , dhe të gjithë shoqëruesve që ishin me ta…
Njëherit ju falenderoj edhe per dhuratat tuaja per AKV ” Lidhja e Prizrenit ” që dhuruat për këtë fest.

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-5

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-8

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-9

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-10

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-3

Ansambli-Lidhja e Prizrenit-10-vjetori-Tradita-Ulqini-4