Informatë ë punës së Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim ”Sirena” në Ulqin,për vitin 2016

December 12, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

                        Dnevni Centar -Sirena- Qendra Ditore-Sirena-Ulqin-Ulcinj       OPSTINA ULCINJ-KOMUNA E ULQINIT  

 

JU Dnevni centar za djecu i omladinu sa smetnjama i teskocama u razvoju “Sirena”

IP Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”

Ul.-Rr.Djerdj Kastrioti Skenderbeg Pib:02902877 Z.r:5201807282

e-mail:sirena_ul@hotmail.com tel/fax:030/414-109

 

Në këtë vit janë ndërmarrë dhe realizuar aktivitete të cilët dukshëm kanë ndikuar në realizimin e plan-programit dhe përmirësimit    të     kushteve për punë.Pajisja e ambienteve gjegjësisht kabinetet janë pajisur me mjete bashkohore  të punës duke ju falemnderuar  donacioneve të  shumta.

Në këtë vit realizohet një  projekt shumë i rëndësidshëm  dhe domethënës për Qendrën ditore  ”Sirena“. Ky institucion me mbështetjen e Ministrisë për   Finansa  në Mal të Zi, me vendimin nr .01-16451/1, datë 07.12.2015, ndanë për qendrën ditore   donacionin në vlerë prej 14.985,67€ .Me këto mjete  u sigurua dhoma senzorike  në vlerë prej 9876,00  €, kurse me pjesën tjetër    të mjeteve në vlerë prej 4928,90€ rregullohet    hyrja gjegjësisht   shkallat dhe oborri para qendrës.

Më 25.02.2016 Qendrën ditore  ”Sirena” e vizituan Ambasadorja e Polonisë zonja Irena   Totaryzmska e cila me këtë rast kompletojë kabinetin e fizioterapisë me mjete bashkëkohore    ,në vlerë prej 7127,00 €.

Më 28.04.2016 shoqata humanitare ASSOCIAZIONE BNET nga Italia me ndërmjetsimin e zotëri Don Gabriell  Grabanica,vizituan qendrën, në shenj mirënjohjeje të rinjtë e kësaj shoqate kishin grumbulluar 1300,00 euro, për fëmijët dhe të rinjtë e qendrës.

Më 20.06.2016,Imami Rifar Gjinoviq,ka shpërndarë paqeta  me artikuj ushqimorë    për fëmijët dhe të rinjtë e qendrës.

Më 01.07.2016, Qendrën ditore ”Sirena”,zyrtarisht e vizituan drejtoresha e Entit për punë  sociale  nga Podgorica , zonja Neda Bogovac me bashkëpuntorët  Dragana   Gjurović , Bojana Miletić dhe Mirjana Popović. Përshypjet dhe  vlerësimi i tyre për funksionimin e          qendrës ishin në nivel,duke u bazuar në kushtet e krijuara për punë, stafin punues dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rinjëve.

Këshilli i Xhamisë së  Klleznës  me imam Senad Makun, tre vite me radhe përmes aksionit humanitar  ” Shporta e Ramazanit”, ndihmuan me artikuj ushqimorë Qendrën ditore ”Sirena”.Kjo ndihmë është e mirëseardhur dhe   shumë e mirëpritur pasi që shfrytëzuesve të qendrës  kemi obligim t’u sigurojmë mëngjesin dhe drekën.

Në këtë vit nuk munguan edhe donacione nga individ të shumtë vendas dhe nga diaspora:

Bajro Baftjari  100,00 €

Maliq Gjenashi 30,00 €

Taganoviq Vesel  500,00 $

Ahmet Taganoviq 160,00 €

Ruzhdi Brkani 200,00 $

Abedin Luka 40,00 $ dhe 20,00€

Safet Mehmeti  SHBA  100,00$

Dul  Vukoviq  100,00 €

Caushi Suad  50,00  €

Alban  Bajram Ceka 200,00 $

Bajram Ceka 200,00€

Dritan Mustafa   100,00  €

Shaban Bogdani –Australi- 500,00 $

Sabri Kurti 100,00 $

Daut Bejta  100,00 €

Sipërmarrja ujësjellës dhe kanalizim 250,00 €

Cungu kompani 100,00 €

MCM  100,00 €

Kolektivi i Qendrës ditore ”Sirena”,përzemërsisht falënderon     të gjithë donatorët për përkujdesjen që kanë treguar dhe janë duke treguar  në përmirësimin e kushteve  të Qendrës ditore ” Sirena”, në Ulqin.

Me respekt!

Drejtori

Bilal Alaj

Dnevni Centar Sirena- Qendra Ditore Sirena-Ulcinj-Ulqin-8