Ulqini së shpejti anëtarë i rrjetit Global të Qyteteve të Forta

December 12, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Politika

Veru Orloff-NaztifCungu-Biserka- Ivanovic-Sarkanovic-Opstina-Ulcinj-Komuna-Ulqin-1Kryetari Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, priti sot përfaqësueset e Asociacionit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Qyteteve dhe Regjioneve – ICMA nga Uashintoni, Vera Orloff dhe Biserka Ivanoviq Sharkanoviq. Mysafiret informuan kryetarin Cungu për fillimin e implementimit të projektit “Ndërtimi i eskpertizës në Parandalimin e Ektremizmit të Dhunshëm për Autoritet Komunale në Ballkanin Perëndimor” i cili implementohet nga Instituti në fjalë në bashkëpunim me Institutin për Dialog Strategjik nga Londra.

Ky projekt implementohet në Mal të Zi, Shqipëri, Bosën Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni dhe Sërbi, dhe ka për qëllim trajnimin dhe mobilizimin e kryetarëve, dhe udhëheqëve tjerë komunal, në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të indetifikoj dhe adresoj faktorët e rrezikshmërisë të ndërlidhura me ekstremizmin e dhunshëm përmes angazhimit në Rrjetin Global të Qyteteve të Forta (Strong Cities Network).  Projekti planifikon organizimin e disa punëtorive në periudhën e ardhshme, dhe nga Komuna e Ulqinit pritet të kandidojë tema të cilat do të ishin interesante për këto punëtori.

Kryetari Cungu tha se Komuna është e gatshme të jap kontributin e saj në arritjen e këtyre qëllimeve, dhe se strukturat kompetente lokale do të marrin pjesë në mënyrë aktive në punën e këtij Rrjeti.