Fakulteti Bioteknik i Universitetit të Malit të Zi do të përgatisë studimin për revitalizimin e ullishtës në Valdanos

December 13, 2016   | Shtypi / Mediji

Studiju revitalizacije maslinade Valdanos-uLCINJKryetari i komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorë  priti sot një grup ekspertësh të Fakultetit  bioteknik , përfaqësuesit  e Shoqatës  për kthimin e pronës në Valdanos dhe këshilltarin për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit.

Temë diskutimi ishte ullishta  në Valdanos

U la që Fakulteti bioteknik  në një kohë  optimale të hartojë një studim ku detalisht  do të  analizohet gjëndja  e ullishtës në Valdanos , masat dhe kosto që kërkon  revitalizimi i këtij kompleksi të rëndësishëm.

Ky do të jetë studimi  më i hollësishëm i punuar  ndonjëherë dhe  që  do të jetë bazë  e bisedimeve  që komuna do të  zhvillojë  me synim të vetëm për kthimin e ullishtës ish pronarëve të dikurshëm.

Kryetari Cungu edhe  me këtë rast shprehu gadishmërinë e Komunës për hartimin sa më parë të këtij studimi .

Përndryshe ,komuna  edhe  këtë vit ka ndarë mjeteve per rregullimin e rrugëve dhe shtigjeve në ullishtën e Valdanosit.

Pas takimit  ekspertët e Fakultetit bioteknik, të shoqëruar nga anëtarët e Shoqatës për kthimin e pronës në Valdanos dhe  përfaqësues të Komunës shkuan për të vizituar ullishtën dhe mëpërsëafrmi të njihen me gjendjen aktuale.