Garuesit e Klubit të karatesë “Ulqini” kthehen nga Kampionati Ballkanik me dy medalje

December 13, 2016   | Sporti / Sport

EDIN KRAJA I ARTË –  ADNAN KUQI I BRONZTË  -SARAJEVEEDIN KRAJA I ARTË –  ADNAN KUQI I BRONZTË 

Më 09-10-11 dhjetor 2016 në Sarajevë u mbajt Kampionati Ballkanik i Karatesë për kadetë, juniorë dhe seniorë të rinj U21. Nga klubi i karatesë “Ulqini” morën pjesë katër garues për Përfaqësuesen e Malit të Zi: Edin Kraja, Adnan Kuqi, Antigona Rama dhe Diellëza Rama.

Edin Kraja u shpall kampion në luftëra ekipore për seniorë të rinj U21, kurse Adnan Kuqi u kurorëzua me medalje të bronztë në luftëra ekipore për juniorë.

Antigona Rama në luftëra individuale luftën e parë e fitoi ndaj garueses nga Kroacia me rezultatin 4:0, kurse luftën e dytë që garoi për gjysëm finale e humbi me një rezultat të ngushtë nga garuesja serbe 2:1.

Diellëza Rama në luftëra individuale në xhiron e parë humbet nga garuesja kroate me rezultat 4:2, kurse ekipi në luftëra ku bënte pjesë edhe Diellëza u rendit i pesti në Ballkan.

Vlen të përmendet garuesi Adnan Kuqi i cili u tregua shumë i fuqishëm si në disiplinën individuale po ashtu dhe në atë ekipore. Në luftëra individuale fiton luftën e parë ndaj kampionit aktual nga Serbia me rezultat 2:0, kurse në luftën e dytë për gjysëm finale luftoi kundër garuesit nga Sllovenia, ku rezultati ishte i barabartë 2:2, por në vlerësim të padrejtë të referëve ia dhanë fitoren garuesit Slloven.

EDIN KRAJA I ARTË –  ADNAN KUQI I BRONZTË  -SARAJEVE-1

Adnan Kuqi ishte garuesi kyç i ekipit të juniorëve, i cili u kurorëzua me medaljen e bronztë.

Ekipi i Edin Krajës xhiron e parë e fitoi kundër ekipit të Romanisë, xhiron e dytë ndaj ekipit të Turqisë dhe në finale mposhtën ekipin e Sllovenisë dhe kështu u shpallën Kampionë Ballkanikë për Seniorë të Rinj U21.

Udhëheqësit dhe trajnerët e Klubit të Karatesë “Ulqini” janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik, pasi që tashmë sukseset janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha.

Ata me këtë rast përgëzojnë të gjithë garuesit e klubeve të tjera nga Ulqini që morën pjesë në këtë Kampionat, pasi në përgjithësi të gjithë kishin një paraqitje të mirë.

Falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë Kamionat, si dhe prindërit e garuesve.

Ulqin, më 12.12.2016  

                                          

                                                                               Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”

PËR MA SHUMË FOTO: Karate Club Ulqini-Ulcinj Montenegro Facebook