Dritan Abazoviq: Nuk ka kthim në parlament!

December 14, 2016   | Shtypi / Mediji

Dritan-abazovicAbazoviq – çdo thirrje nga subjektet opozitare në çfarë do mënyre të involvohet në Qeveri

Nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq ka deklaruar se çdo thirrje që cilido nga subjektet opozitare në çfarë do mënyre të involvohet në Qeveri e cila është zgjedhur në Kuvendin jo legjitim dhe jolegal paraqet apel të pavlerë. Duke komentuar deklaratën e ministrit të punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq që ftesa e kryeministrit opozitës e cila përkrahë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, të hyjë në qeveri vlen edhe më tej, Abazoviq ka deklaruar se nuk ka kthim në parlament as çfarëdo dialogu apo kërkim të modelit të bashkëpunimit derisa mos të kënaqen kërkesat e opozitës.

Pra derisa mos të përsëritën zgjedhjet parlamentare, sepse këta të 16 dhjetorit janë të vjedhur dhe derisa mos të zgjidhet çështja e grusht shtetit, nuk ka kthim në institucione. E di se kjo situatë e nervozon Qeverinë e Malit të Zi, por nuk jemi të ngarkuar me atë dhe shpresojmë që uniteti opozitar nuk do të prishet, deklaroi Abazoviq për të përditshmen DAN.

TVCG