Komuna Ulqinit planifikon Rrethrrotullimin në hyrje të qytetit

December 17, 2016   | Shtypi / Mediji

Komuna Ulqinit planifikon RrethrrotulliminPas insistimit të organeve komunale, dhe sipas  projektit të buxhetit për vitin 2017, Komuna e Ulqinit planifikon që në vend të udhëkryqit me semaforë që është aktualisht në qendër të qytetit të ndërtojë rrethrrotullim modern, për të cilin janë planifikuar mjetet në masën prej 250.000 eurove, raporton portali TV Teuta.

Ndërtimi i një rrethrrotullimi të tillë ashtë nevojë e kahmotshme për shkak të numrit të madh të aksidenteve që kanë ndodhur në atë vend, ndaj komuna ka kërkuar vazhdimisht që kjo të bëhet realitet.

Në anën tjetër, disa zyrtarët komunalë të Ulqinit si dhe vetë kryetari Cungu, deklarojnë se rrethrrotullimi do të përmirësojë qarkullimin në trafik dhe se do të zvogëlojë dukshëm numrin e aksidenteve në trafikun lokal.