EasyJet, fillon fluturimet nga Gjeneva në Tivat

December 18, 2016   | Turizmi / Turizam

EasyJet-TivatKompania më e madhe në botë e fluturimeve të lira (low-cost) EasyJet, ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Gjeneva për në Tivat dhe njëkohësisht ka hedhur në shitje biletat për kët destinacion, e cila pritet të startojnë me 1 korrik deri më 2 shtator të këtij viti. EasyJet, fillimisht do të startojë me një fluturim në javë, ndërsa çmimet fillestare që ka publikuar kompania në wuebsajtin e sajë zyrtarë janë 49.95 franka zviceriane për një drejtim apo 85.90 franka për një biletë dydrejtimshe.

EasyJet është kompani e cila operon me shitjen e biletave vetëm përmes internetit dhe sa më herët që të blihet bileta, aq më lirë kushton ajo. Biletat e kësaj kompanie vinë duke u shtrenjtuar me ofrimin e ditës së fluturimit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tivatit është kthyer në aeroportin më atraktiv në regjion, për lidhje të shumta me shumicën e qyteteve kryesore europiane.