Zëvendëskryeministri Kelmendi priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinoshën

December 22, 2016   | Rajoni / Region

Kelmendi priti në takim ambasadorin e Malit të Zi,Ferhat-DinoshenZëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit është vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit fqinjësor të dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka kërkuar me këtë rast intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, në veçanti rritjen e prezencës së bizneseve kosovare në Malin e Zi.

Ambasadori Dinosha theksoi përkushtimin e tij dhe të Malit të Zi për të avancuar edhe më tutje perspektivën euroatlantike të rajonit.

Kelmendi priti në takim ambasadorin e Malit të Zi,Ferhat-Dinoshen-1