Nga viti i ardhshëm, fillon konservimi i objekteve në lokalitetin e Shasit

December 23, 2016   | Kulturë / Kultura

Pavlo-Pejovic-Nazif-Cungu-UlcinjKryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune drejtorin e Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, Z.Pavle Pejoviq.

Ai në emër të institucionit që drejton kërkoi që komuna si pronare e lokalitetit të Shasit të japë pëlqimin për marrjen e kushteve nga Drejtoria e Mbrojtjes e Trashegimisë Kulturore për konservimin e objekteve në Shas.

Në takim u ra dakort që të krijohet një stafi i përbashkët profesional detyra e të cilit është hartimi i projektit të konservimit.

Konservimet priten të realizohen gjatë vitit të ardhëshëm, ndërsa punimet do t’i realizojë Muzeumi Kombëtar në Cetinjës. Në takim u prekën dhe çështje të tjera me interes nga mbrojtja e pasurisë kulturore.